Pse disa vajza behen lesbike?

Pse disa vajza behen lesbike?

E kam bere kete pyetje disa here me veten, jo me gjykim, as me fantazi, por me kureshtje te sinqerte njerezore. Une nuk jam sociolog as psikolog, por dikush qe ka pare shoqe, te njohura, apo vajza qe i kam pase afer prej vitesh, te ndryshojne ngadale menyren si flasin per dashurine. Dikur flisnin per djemte me indiference, pastaj nje dite permendin nje vajze, dhe ne sy kane shkelqime te reja.

Jo drame. Jo teori te medha. Thjesht nje ndjesi: "ketu ndihem me mire".

Njerezit jane shume me komplekse se nje qendrim, lesbiket e verteta nuk jane si ato ne pornografi; ato jane me te komplikuara ne mendime, me te dobeta ne karakter, me te thjeshta ne pamje. Dhe mendoj qe ka disa faktore emocionale dhe sociale qe mund te luajne rol ne kete rrugetim seksual-preferencial te vajzave;

1. Nevoja per intimitet dhe ndjeshmeri

Shume vajza e perjetojne lidhjen emocionale si thelbesore. Jo vetem terheqje fizike, por afersi, mirekuptim, komunikim te thelle. Dhe shpesh, paradoksalisht, kete intimitet e gjejne me lehte me nje vajze tjeter. Sepse ndajne te njejten gjuhe emocionale. Te njejtat frikera. Te njejtat pasiguri trupore. Te njejtat pervoja. Ndonjehere nuk eshte "dua nje vajze" ajo qe bertet, por "me te ndihem e kuptuar pa u shpjeguar shume". Dhe nga kjo afersi lind edhe terheqja.

2. Rritja ne nje ambient te rrethuar me femra

Familja dhe mjedisi ku rritemi na formesojne me shume nga sa mendojme. Nje vajze qe rritet mes motrash, kusherirash, shoqesh shume te aferta, qe krijon lidhje te forta emocionale kryesisht me femra, mund ta kete me te natyrshme te ndertoje intimitet pikerisht aty. Bota e saj emocionale behet "femerore". Aty ndihet rehat. Aty ndihet ne shtepi. Dhe kur zemra kerkon afersi, ajo shpesh shkon atje ku ndihet me e sigurt dhe me e pranuar.

3. Jokenaqesia nga marredheniet me djem

Duket pak e cuditshme, por le te jemi realiste: jo te gjitha marredheniet heteroseksuale jane te bukura apo te shendetshme. Shume vajza perjetojne zhgenjim, mungese respekti, presion, ose thjesht boshllek emocional me partnere meshkuj. Kur dikush mendon vazhdimisht se "nuk po me kupton", "nuk po ndihem e vleresuar", "po jap me shume sec marr", eshte normale te filloje te pyese veten: ndoshta problemi nuk jam une - ndoshta po kerkoj ne vendin e gabuar. Kjo nuk "e krijon" orientimin, por mund ta shtyje dike te eksploroje ndjenja "ndryshe".

4. Ndjenja e pamjaftueshmerise

Shume vajza rriten me presione te forta: te jesh e bukur, e holle, perfekte per syrin mashkullor. Dhe kjo krijon nje ndjenje te vazhdueshme krahasimi. Ne nje lidhje me nje vajze tjeter, ky presion zbutet e ndonjehere zhduket. Ka me pak "performance", me pak gjykim, me shume pranim. Disa vajza ndihen per here te pare: "me pelqen dikush per ate qe jam, jo per si dukem". Kjo ndjenje sigurie emocionale mund te behet shume e fuqishme.

5. Influenca e pornografise dhe lehtesia per te eksperimentuar

Sot, seksualiteti nuk zbulohet me ngadale, me letra dashurie apo biseda te turpshme, por me nje klikim. Pornografia, rrjetet sociale dhe kultura vizuale, e kane bere trupin dhe deshiren dicka te ekspuzuar vazhdimisht. Shume vajza hasin heret ne permbajtje ku marredheniet mes femrave paraqiten si te buta, estetike, pa agresivitetin qe shpesh lidhet me figuren mashkullore. Kjo krijon kuriozitet, fantazi, e ndonjehere edhe normalizim. Ndryshe nga brezat e meparshem, sot eksperimentimi nuk shihet me si tabu absolute. Dhe kur dicka duket me pak e ndaluar, behet me e lehte per tu eksploruar. Per disa mbetet thjesht pervoje kalimtare; per te tjera, kthehet ne zbulim te sinqerte te vetes.

Por e verteta eshte qe nuk ka nje formule. Ndonjehere thjesht ndodh aty ku ndihemi me pak te vetmuar, pa menduar e gjykuar shume.

Komento dicka
Dergo
Social Media
Mbi Materialin
Materiali i publikuar ne kete rrjet, eshte i natyres argetuese dhe nuk perfaqeson keshilla profesionale apo rrefime autentike mbi ngjarje reale. Materiali, gjithashtu, nuk ka per qellim te ofroje udhezime specifike per rrethana te vecanta dhe nuk duhet te merret si baze per ndonje vendim, per te ndermarre veprime, apo per te mos marre masa per ndonje ceshtje qe mbulon. Lexuesit duhet te marrin keshilla profesionale aty ku eshte e pershtatshme, para se te marrin ndonje vendim te tille sic pershkruhet ne materialet e faqes.