Blog / Lidhje / Pse femrat ja dalin me mire, pasi ndahen?

Nje jete e gezueshme, eshte jeta me eksperienca qe ndahen me te tjeret.

Sepse femrat nuk dalin kurre nga loja. Dhe ketu fillon gjithcka. Femrat zakonisht papushim, kane nje grumbull te mall meshkujsh qe u shkojne rrotull gjate gjithe kohes, si ne pritje per ti kape sapo te disponohen. Mesazhe ne Facebook, pelqime fotosh ne Instagram apo rrjete te tjera, shikime e ngacmime ne supermarket apo kafe te paguara ne bar, femrat jane gjithmone te rrethuara nga meshkuj me interes ne to.

Me siguri, ka pase ndonjehere nje djale te cilin ajo e quante thjesht "nje shok", apo "nje shok pune". Nuk ka dyshim qe ky djale ne fakt eshte nje shok qe po pret ti futet nen tuta. Sepse djemte keshtu jane, shumica, por sidomos ata qe i rrijne afer te dashures tende qe e kane shoqe - ata nuk i besojne vetes mjaftueshem per te pase nje femer te tyren dhe i qendrojne afer ne gadishmeri asaj qe i ka dhene gjithmone afrimitet - qe mund te jete ishi jot tashme. Ata tipa u qendrojne ketyre vajzave afer ne cdo cep te dites si te jete e fundit vajze ne bote.

Nuk ka rendesi nese nje femer eshte beqare, e vetme, e martuar apo sidoqofte - ajo ka gjithmone meshkuj qe e kerkojne. Femrat jane pa nderprerje ne lojen e joshjes dhe marredhenies, e ato e dine se kane gjithmone opsione meshkujsh per te zgjidhe. E kunderta ndodh me nje meshkull, qe pasi vendos te jete seriozisht ne nje lidhje, ai ndalon gjuetine; palestra dhe takimet marrin fund, aplikacionet dhe rrjetet sociale fillojne te mos perdoren dhe cdo menyre tjeter qe ai dikur e ka perdore per te terheqe femra - sapo vendos te jete ne nje lidhje - ato menyra thjesht asgjesohen. Keshtu, me kete sjellje, meshkujt e humbin lojen qe ne fillim, duke humbe konfidencen per te njohur femra te reja, sapo ata futen ne nje lidhje te vertete.

Meshkujt kane nevoje te hillen ne sulm pasi mbesin vetem, kurse femrat mjafton te qendrojne aty ne pritje - shpejt do u vije dikush. E padrejte!

Femrat, githashtu, gjithmone kerkojne zevendesues. Kur nje femer ve re se i dashuri i saj aktual (apo edhe burri), nuk eshte nje material i mire, ajo menjehere do filloje te kerkoje nje zevendesues - edhe nese nuk po planifikon te ndahet. Kjo mund te ndodhi disa muaj para se lidhja te mbyllet.

Pervec kesaj, ajo menjehere do filloje te ankohet te shoqet e veta per djalin e gjore. Me se shumti, per te gjitha te metat e tij. Menyra si ai nuk i kushtonte kohe asaj dhe si nuk merrej me te, jane tema te perditshme te tavolines se femrave. Shpejt, ajo femer do filloje edhe palestren, te vere forma te bukura ne bythe, makeup me shume e rroba me pak dhe perdite me seksi pas ndarjes.

Pastaj femrat, shpejt, ftohen! Ne nje proces dy-a-tre mujor, pas bisedave me miqte e afert dhe me dy tre djem zevendesues ne mendje - femrat fillojne te ftohen e te distancohen nga lidhja e tyre aktuale. Meshkujt zakonisht nuk e kuptojne kete - nuk i lexojne dot keto shenja te qarta qe ju sillen rreth. Ata jane te pavemendshem.

Ndoshta ajo fillon te anashkaloje takimet intime apo te refuzoje seksin. Ose ajo fillon te kaloje me shume kohe ne telefon; shoqe qe papritur interesohen me shume apo nje djale i ri qe kushedi si ka hyre ne film dhe me shume mundesi do jete zevendesuesi. Ajo vec do distancohet me shume, cdo dite.

Dhe boom: ato e pranojne! Femrat u pranojne te dashurve te tyre se nuk e duan me lidhjen qe kane. Por shpesh, jo drejtperdrejt - ato vec fillojne te krijojne argumente rreth gjerave qe mungojne ne lidhjen aktuale apo defekteve qe lidhja apo djali kane, defekte qe kane qene aty gjithmone ne fakt, por qe sot kerkohen.

"Ti kurre nuk kercen me mua!"

"Ti kurre nuk ben dicka..."

Apo dicka tjeter, cado tjeter...

Ndonjehere ato i bejne keto ankesa edhe per te detyruar djalin ti japi fund, sepse shpesh, nuk e mbajne dot pergjegjesine. Ato i torturojne te dashurit e tyre derisa i nxjerrin jashte limiteve, per ti braktise ne fajin e tyre. Keshtu ato heqin edhe pergjegjesine e ndjenjen e fajit, qe ta vazhdojne te lira e te sigurta, te nesermen e tyre.