Pse femrat shkojne pas meshkujve qe sua ndien per to?

Pse femrat shkojne pas meshkujve qe sua ndien per to?

Sepse, keta meshkuj qe nuk ua ndien per femrat, jane aty dhe te forte sepse vete femrat flene me ta - i lejojne, i ushqejne, dhe i mbajne gjalle me keto sjellje te tyre. Eshte si te kesh nje mace ne shtepi dhe nese e trajton mire e me dashuri sa here qe i ben nevojat nen krevat - behu gati ti kalosh netet ne nje dhome plot e perplot me aroma. Une e di sepse kam pase vete mace. Keshtu funksionon edhe me keta meshkuj, duke bere dashuri me ta, ua riforcon bindjen ne sjelljen e tyre te keqe njesoj sic maces i humbet turpi i ndyresise se saj.

Edhe femrat kane disa arsye qe e bejne kete, arsye relativisht te pranueshme, duke filluar qe nga paeksperienca, por nje shoqe, me shume se te tjerat, me rrefeu pjese nga jeta e saj qe me beri te kuptoj akoma me shume dhe madje me frymezoi edhe per kete artikull.

Ajo vajze eshte e bukur, me mendje te studiuar shkollash e asete te mellaja, e zgjuar me duket mua dhe ashtu eshte ne fakt, qesharake, dhe shume e sjellshme me kedo qe e njeh apo jo. Ajo ja ka dale me jeten e saj ne shume menyra, shtepi te sajen qe e paguan vete - makine nuk ka sepse edhe punen e ka afer por po ben karriere dhe kurse private cdo pasdite. Cdo djale do ishte me fat ta kishte ne krah ate vajze por historite e jetes se saj dashurore jane te mbushura me budallenj te pafytyre qe ne fund, kjo e paguan gjithcka. Dhe kur them "te pafytyre" nuk e kam fjalen per meshkuj qe nuk i preferoj ne pamje a sjellje, por e kam fjalen per meshkuj qe vazhdimisht kane bere shume idiotesi e ndyresi, si gjera te tipit ta tradhetojne me shoqen e saj te ngushte, ti vjellin para terthorazi apo ne fund ta braktisin per nje tjeter vajze qe pervec bythes perjashta nuk jep asgje me shume per njerezine. Sigurisht, fatkeqesisht, keta tipa jane ne krye te liges kur vajzat bejne zgjedhjet e para por per jeten - keta jane vec nje shoqeri e keqe.

Nejse, qe te mos i ik temes... Ajo po me tregonte se si nje jave me pare kish' kryer marredhenie me nje ishin e saj, ndoshta me i semuri nga opsionet qe mund te kishte pase; nje mashtrues dhe manipulues ordiner, qe te con ne qiell e te shet per 5-leke. Ajo, sigurisht, nuk harronte kurre te thote sa ja urrente sjelljet dhe spo kuptoja dot ca e motivoi qe ti shkoje prape ne shtrat. Por po me thoshte vazhdimisht gjate bisedes duke nderprere veten e saj, se gjithcka "eshte mire", apo se, "asgje nuk ndodhi", vec pak argetim qe te kuptoje edhe ai dicka. E sigurisht qe me nervozoi, e fillova ti flas prape por sado justifikime e arsye qe disi mundohet te beje, e di se sdo me degjoje cka i them. Por ne folem edhe pak, se fundja kush jam une per ti dhene asaj keshilla e gjykime mbi keto situata por ajo cka me stepi, dhe ajo cka edhe me frymezoi pastaj te shkruaj kete pjese, ishte fjalia e saj permbledhese: "desha me i tregu se ca ka humbe".

Ketu e kuptova ca po ndodhte taman! Ajo mendonte se po e lendon e po i hakmerret ketij djali apo shokeve te tij duke e bere te pendohet per ca ka humbe. Ajo mendonte se sic e paten lenduar ate duke e perdore per seks, do bente dhe ajo ashtu, do lendonte ate dhe sojin e tij.

Skishte me gabim se kaq! Sepse nese ka dicka me te cilen nuk e lendon dot nje mashkull - sidomos nje te ketij modeli, eshte pikerisht kur i tregon seksin qe ka humbe, duke ja dhene serish. Ne realitet, kjo situate eshte akoma me e komplikuar se fjalet. Sepse keta djem, qe ne fakt bejne edhe shumicen, nuk eshte se do arsyetojne rreth kesaj gjeje, keta djem jane pas seksit njesoj sic jane edhe perpara, keta djem thjesht duan dike qe i ndihmon te shprazen, sa me lire, e sa me shpesh. Dhe shoqja ime e gjore, sapo i kishte plotesuar kerkesen njerit prej tyre.

Keta tipa, nuk kane shume emocione edhe pse qajne. Ketyra tipave, nuk u mungojne te dashurat kur u largohen. Keta tipa nuk pendohen per gabimet qe kane bere ne lidhje, dhe nuk ndihen se kane humbe ndonje gje nese prape mund ta marrin, prej ketyre te dashurave a prej shoqeve te tyre, te vetmen gje qe i kane kushtuar interes qe prej fillimi: seksit. E nga se u lendua ajo, nuk do lendohet ai. Ai me siguri do jete me shoket e tij duke ju treguar me gezim e hare detajet e duke ndeshe gotat. Se keta tipa keshtu jane. Dhe u ndieva se po e kuptoj e desha vec ta perqafoj, ta puth ne floke e ti them se gjithcka do behet mire.

Por nuk e bera! Thjesht qendrova me syte ne tavoline duke pare goten e ujit te kthjellet, ne perpjekje te mos bej ndonje koment ku dukem si shkerdhate. Sepse ndihem keq, nervozohem, se zhgenjehem kur shoh vajza qe une i kam perzemer t'ua ushqejne ketyre tipave matrapazllekun - me seks. Me duket se shoh te gjithe universin te tallet me vlerat qe une personalisht i mbaj lart. E zhgenjehem prape me shume kur e shoh kete tentative te deshtoje prape. Sepse jeta, perditshmeria dhe shoqeria, na tregojne se keta meshkuj, nese te ulin breket dhe nuk te lene shtatzene, e quajne fitore.

Por per fat, sot kur e shikoj shoqen time, shoh se ajo e kuptoi se duhej ta thyente kete model. E kete e realizoi duke hell hapa te medhenj, shume te medhenj: shkoi ne nje tjeter qytet e filloi pune te re, duke nderruar shoqerine. E me shume rendesi se cka beri, kishte edhe te kuptuarit se ndryshimi i vertete vjen nga perbrenda. Ajo e kuptoi se duhet te ndryshoje menyren si i sheh meshkujt, ca duhet te vleresoje e ca duhet thjesht te injoroje, kuptoi te vleresoje veten e saj, qellimet e saj, bukurine e saj ne trup e ne shpirt, dhe me e rendesishmja akoma, kuptoi se atij qe nuk ia ndien per ty, mesimi me i mire eshte ti japesh pikerisht kete, pamundesine e te mos ia ndierit per ty.

Komento dicka
Dergo
Social Media
Mbi Materialin
Materiali i publikuar ne kete rrjet, eshte i natyres argetuese dhe nuk perfaqeson keshilla profesionale apo rrefime autentike mbi ngjarje reale. Materiali, gjithashtu, nuk ka per qellim te ofroje udhezime specifike per rrethana te vecanta dhe nuk duhet te merret si baze per ndonje vendim, per te ndermarre veprime, apo per te mos marre masa per ndonje ceshtje qe mbulon. Lexuesit duhet te marrin keshilla profesionale aty ku eshte e pershtatshme, para se te marrin ndonje vendim te tille sic pershkruhet ne materialet e faqes.