Pse hyjme ne lidhje te keqia?

Pse hyjme ne lidhje te keqia?

Si fillim, duhet te biem dakort se ka shume cifte qe fillojne lidhje me persona / partnere qe veshtire se mund ti plotesojne kushtet e tyre, dhe me poshte, arsyet e shumta, jane te permbledhura ne 4:

E para, eshte menyra jone e krahasimit.

Supozohet qe njerezit duhet te fillojne e te mbajne lidhje qe shperblejne me shume te mire e kushtojne pak sforco per tu mbajte. Por kjo eshte ne kundershti me ca ndodh vertete me shume lidhje. Sepse ne lidhje, ka te beje edhe krahasimi. Por krahasimi I kujt? Me ke?

Behet fjale per standartet tona; krahasimet behen me vete standartet tona dhe me ate cka presim nga nje lidhje. Psh, njerez te pashem e terheqes, qe jane edhe te zgjuar, kane nivel te larte krahasimi e presin shume nga lidhjet e tyre. Por disa njerez te tjere, e kane nivelin e krahasimit te ulet, dhe nuk presin shume perfitime nga lidhja qe zgjedhin te mbajne, pavaresisht ca u kushton ajo per ta mbajte.

Nese ti ke nje nivel te ulet krahasimi, ti mund edhe te fillosh nje lidhje duke prite aq sa sheh ne veten tende - dhe nuk pret qe lidhja te te japi shume. Njerez me personalitet te tille, perfshihen ne lidhje monotone qe nuk u japin asgje gjate kohes dhe ne fund te lidhjes, perfundojne me nje vetevleresim Akoma me te ulet se ne fillim.

E dyta, eshte menyra si lidhemi

Menyra si lidhemi me partneret ndryshon ne kohe te ndryshme dhe ne lidhje te ndryshme, ne varesi te partnerit qe kemi. Nese ke qene me nje partner qe te ka dhene ankth apo pasiguri ne menyren si eshte sjelle me ty, ka shume mundesi te fillosh te kerkosh nje partner te ri qe heret, pa mbaruar lidhja aktuale.

Nese po kerkon te hysh shpejt ne nje marredhenie te re, nuk do mund ta vleresosh plotesisht partnerin e ri ne menyren qe duhet ta besh para se te fillosh dicka, ose nuk mund te jesh gati emocionalisht per te hyre ne kete lidhje - gje qe mund te sjelle kenaqesi te paket. Njerezit qe ngjiten veshtire kane tendenxe te vleresojne lidhjet e tyre me cilesi te dobeta, por nje sy i trete i sheh ato lidhje si te njejta.

E treta, eshte terheqja fizike

Nese njeri partner eshte fizikisht terheqes, ky faktor do kete gjithmone nje impakt te forte ne vendimin per ti hyre asaj lidhje. Statistikisht, terheqja fizike ka te njejten rendesi per te dyja gjinite. Por edhe pse pa vetedije supozojme se partneret fizikisht te bukur jane te plotesuar ne cilesite e tjera, keta partnere me shume mundesi nuk jane partneret me te mire per nje lidhje te plote qe zgjat.

Femrat qe ndihen me te bukura se partneret e tyre mendojne gjate gjithe kohes per ta kaluar interesin diku tjeter, kurse meshkujt qe ndihen me te pashem se femra e tyre gjithmone investojne me pak dhe nuk shqetesohen per te ardhmen e lidhjes.

E katerta, eshte deshira per pavaresi

Kur miqte apo pjesetare te familjes na keshillojne per nje lidhje qe duhet ta shkepusim, ne kemi tendence per te qendruar me shume ne ate lidhje apo per te ece komplet ne drejtime te kunderta, per shkak te deshires per te qene te pavarur. Edhe pse shume prej nesh momentarisht mind te ndiejne terheqje me te forte ndaj partnerit nese dikush nga familja na kundershton, e verteta eshte se lidhja eshte me e sigurte dhe me e lumtur nese miqte dhe familja i moraton partneret tane.

--

Po zgjidhja?

Zgjidhja eshte me e thjeshta; ti besosh vetes me shume, te mos shkosh pas flokeve te krehur teper, por pas miqve e familjareve qe na duan e na japin keshilla te vlefshme.

Komento dicka
Dergo
Social Media
Mbi Materialin
Materiali i publikuar ne kete rrjet, eshte i natyres argetuese dhe nuk perfaqeson keshilla profesionale apo rrefime autentike mbi ngjarje reale. Materiali, gjithashtu, nuk ka per qellim te ofroje udhezime specifike per rrethana te vecanta dhe nuk duhet te merret si baze per ndonje vendim, per te ndermarre veprime, apo per te mos marre masa per ndonje ceshtje qe mbulon. Lexuesit duhet te marrin keshilla profesionale aty ku eshte e pershtatshme, para se te marrin ndonje vendim te tille sic pershkruhet ne materialet e faqes.