Blog / Lidhje / Pse lidhjet e zgjatura nuk finalizohen?

Nje jete e gezueshme, eshte jeta me eksperienca qe ndahen me te tjeret.

E ke pare ate shoqen e gjimnazit q lidhja e saj 3 vjecare i deshtoi apo ate shokun e universitetit qe e la e dashura pasi mbaruan shkollen edhe pse qene bashke gjithe kohen? Kjo ndodh shpesh, mbase cdo dite, lidhje te stergjatura qe mbarojne per shkak te nje problemi qe sado e dobet duket, prape nuk mund te zgjidhet.

Arsyeja kryesore, dhe ajo me bindesja se pse lidhjet e zgjatura nuk finalizohen, eshte ne fakt, statistika; sa me shume qe lidhja zgjatet pa u finalizuar, aq me shume shtohen mundesite per te mos u finalizuar me dhe kjo ndodh jo pak, por me 70% te cifteve qe kalojne mbi dy vite bashke.

Po pse kaq shume?

Sepse, se pari, eshte njohja...

Ne nje lidhje, dy ose tre vitet e para shpenzohen duke u njohur. Aq eshte koha qe na nevojitet, ose koha e mjaftueshme qe na sjell situatat qe na nevojiten, per te njohur personin qe kemi ne krah. Kur shpenzohen keto vite, dhe arrijme te njohim taman personin qe kemi ne krah, zbulojme se duhet me mire te ndahemi dhe kjo ndodh jo pak, por ne 70% te rasteve.

Se dyti, njohja e vertete...

Kur lidhja zgjat shume ne kohe, ti fillon ta njohesh partnerin jashte marteses apo thjesht jashte pergjegjesise dhe kur vjen nje moment per te marre kete pergjegjesi, duke u martuar apo thjesht duke dale para prinderve, atehere fillon te njohesh anen tjeter te partnerit, anen qe deri me sot nuk e kishe preke dhe ketu ndodh edhe zhgenjimi i mall, qe zbeh dashurine, dhe con ne ndarje.

Se treti, frika...

Kur lidhja zgjat shume, gjerat merren per te sigurta dhe gjithcka tjeter fillon avash-avash te marri prioritet me shume se partneri. Nje mik qe vjen nga jashte shteti, nje ndeshje futbolli me shoket, nje fejese e shoqes, te gjitha keto evente marrin me shume rendesi se partneri te cilin, e ke aty njesoj, prej dy vitesh.

Pershtatshmeria

Gjate kohes qe kalon, partneret mesojne pak-nga-pak te injorojne nevojat e njeri-tjetrit dhe pas dy ose tre vitesh, keta partnere kthehen ne dy shoke qe pershtaten dhe bejne seks bashke, me pasionin dhe dashurine qe treten neper perditshmerine dhe zakonshmerine e ketyre viteve.

Bindja

Sic e thashe edhe me lart, gjate kohes qe kalon krijohet bindja se partneri eshte i joti sepse duke mos qene akoma publikisht te njohur, frika e humbjes se partnerit - per keto dy arsye, zvogelohet me shume. Partneret kane kaq kohe qe ndajne gjithcka dhe "ajo ska ku shkon pa mua" eshte nje bindje qe kur rritesh, te djeg.

Miqte

Miqte qe e njohin lidhjen, fillojne ta humbun interesin dhe perzemersine per lidhjen qe zgjat teper pa u finalizuar duke e marre si dicka te sigurte dhe nese ka nje problem a nje nevoje, ata perdite e me shume distancohen nga keshillat.

Familja

Duke mos qene ne dijeni, nuk eshte kurre aty ta ndihmoje ciftin as me fjale as financiarisht dhe nderkohe qe koha kalon e lidhja zgjatet ne kohe, ndersa sfidat shtohen, nevojat per keshilla dhe per suport financiar fillojne te shfaqen dhe te rriten.

Nese ka kaluar shume kohe nderkohe dhe familja nuk eshte akoma ne dijeni, me siguri aty ka dicka jo te paster per te zbuluar. Sepse miratimi i familjes thuajse gjithmone eshte nje garanci per partneret dhe ata nuk jane vetem pas kesaj.

Pergjegjesia

Kur lidhja ka mberrite tek miqte dhe familja, ka nje detyrim moral per ta bere lidhjen te funksionoje per te mos zhgenjyer veten as ata qe jane perfshire. Tradhetite kane me pak mundesi te ndodhin dhe cdo gabim qe mund te mberrije tek prinderit, behet me veshtire.

Parimet

Gjate lidhjes qe zgjat shume, partneret krijone disa ide dhe parime qe nuk jane te verteta, pra qe nuk funksionojne realisht ne jete. Kur cifti vendos te hedhi nje hap tjeter, pra ta coje lidhjen ne familje ose ne altar, kuptojne se idete qe kane krijuar nderkohe kane qene gabim dhe obligim shoqerore qe do kene pasi dalin bashke publikisht, jane ndryshe nga ato me te cilat jane mesuar te jetojne, dhe si rrjedhoje, te veshtira te ndiqen.

Pasioni

Kur kalon shume kohe me parterin tend, si me nje supe qe e le pafundesisht te zihet pa e perzier e pa i helle as ereza derisa shterron ose zihet por nuk hahet dot, ashtu edhe me partnerin e konsumojme pasionin gjate dy-tre viteve te para pa ndodhe asgje e re dhe kjo na con ne merzi, ne deshperim.

Marrosja

Njerezit marrosen ne nje lidhje qe zgjat shume dhe qendrojne aty me aq sa marrin duke kujtuar ca kane marre edhe ne fillim e keshtu harrojne opsionet e mire qe mungojne. Nje partner i pasigurt, i paafte, i pazoti, i pa te ardhme - fillimisht injorohet por me vone ne jete, kur vjen koha ne finalizim, keto cilesi kthehet kunder.

Vetmia

Kur partneret kalojne shume kohe bashke, ata fillojne vetmohen, nuk kane me nje shok a nje shoqe te mire sepse mesohen te kene njeri-tjetrin per te ndare gjithcka dhe ne te parin problem qe kane bashke, nuk gjejne kurre zgjidhje, sepse jane vetmuar.

Perditshmeria

Kur lidhja zgjat shume, me pasionin qe zbehet, arsyeja e vetme qe kthehet per te qendruar ne ate lidhje, nese per cado arsyeje mungon vullneti per finalizim, atehere eshte, perfitshmeria. Dhe kur perditshmeria te ndryshoje, e gjithe lidhja do marre fund.

Pritshmeria

Duke ndenje gjate ne nje lidhje, partneret mesohen me idene se e njohin njeri-tjetrin dhe gjithmone e dijne cte presin duke prite shume nga njeri-tjetri, por kur vitet kalojne edhe situatat ndryshojne sepse e tille eshte jeta, dhe partneret zhgenjehen nga njeri-tjetri sepse tashme jane gatuar ndryshe, per cka supozohet te kalojne bashke.

Se fundmi, se pesembedhjeti, dhe jo me kot e kam lene ne fund, eshte seksi!

Po, tingellon kontroversale por seksi ne vetvete mund te jete nje aryse e forte ndarjeje - pas disa viteve duke bere seks ashtu sic ka qene ne fillim te lidhjes, pa u njohur akoma mire emocionalisht apo menderisht. Kur seksi eshte i pershpejtuar, e ul rendesine e bisedes dhe komunikimit dhe njohjes reale dhe seksi ne vetvete eshte aseti me i dobet per te finalizuar nje lidhje - nese nuk eshte mesuar akoma komunikimi me fjale dhe me gjeste.