Pse lidhjet marrin fund kaq lehte?
Para shumë kohësh

Ndoll shpesh, ta gjejme veten me nje bllok te mall pyetjesh rreth lidhjes tone te fundit; ca ndodhi? Ku gabova? Kush e pati fajin?
Ndshta jane pyetje qe me pak realizem mund tu japim pergjigje vertete te thjesha, dhe thjeshtesisht te verteta. Sepse sot, me kushtet dhe mundesite e reja qe na jepen cdo moment, njerezit preferojne gjithmone rrugen me te lehte kur behet fjale per te zgjidhe nje problem dhe kjo rruge, zakonisht, eshte ikja. Njerzit nuk duan te ulen aty e te vrasin mendjen rreth problemit te fundit qe ndeshen (qe fare mire mund te jete edhe i pari). E pse? Sepse, ti japesh fund nje lidhjeje - kerkon me pak lodhje, me pak kohe, me pak perpjekje mirekuptim e me pak durese, se ta mbash ate lidhje.
Une nuk kam jetuar shume, por ne ato qe kam perjetuar, kam arrite te ndertoj nje liste virtuale ne pergjigjen e pyetjes nje-milion dollareshe. Fortesisht, e pak pa arsye, eshte se njerezit besojne sinqerisht e presin se cdo dite e tyre do jete plot e perplot me lumturi. Por dashuria nuk eshte letra romance apo mengjese me caj te sherbyer ne krevat cdo dite. Jeta eshte plot me ulje-ngritje e nje lidhje dashurie nuk ben perjashtim prej saj. Dhe ka momente ndjesie se magjia e lidhjes diku iku u zhduk, edhe pse kjo sdo te thote se ka ardhe vertete fundi.
Nje tjeter arsye po aq e forte vecanarisht kur kemi te bejme me persona jo te forte, eshte krahasimi qe i bejme lidhjes tone me ato te miqve tane deri ne ato te mediave. Te gjithe e mendojme se "Bari eshte me i gjelber ne anen tjeter te gardhit" dhe shpesh, i japim fund lidhjes tone pa e pare ngyren e vertete te barit pas gardhit, ne vend qe te ujitim barin tone.
Por arsyeja me e forte, mendoj, eshte "interneti". Interneti na ka prezantuar me nje bote perfekte ku gjithcka funksionon si gjithsekush e do dhe njerezit e kane humbe kuptimin e asaj cka eshte e vertete. Njerezit fshihen pas ekraneve me shume se sa flasin, dhe nese lidhjet deshtojne, ata kane plot opsione te tjera - fale rrjeteve sociale dhe ideve te krijuara ne to.
Se eshte ne natyren e njeriut, te jete gjithmone ne kerkim te dickaje me te mire se ajo cka ka. Dhe eshte gjithashtu ne natyren e njeriut, te mos e dije gjithmone me te miren, dhe ne luften per ta gjete ate, fatkeqesisht, humbet ate ca do kishte qene perfekte per te.
ps. Pashe ne nje emision televiziv nje gazetar qe pyet nje cift rreth jetegjatesise se lidhjes se tyre, ne diten e 65-vjetorit te marteses. Gruaja, nje zonje e moshuar por e lumtur dhe krenare, pergjigjet me nje buzeqeshje ne fytyre: "Ne kemi linde ne nje kohe kur nese dicka demtohej ne perpiqeshim ta rregullojme, dhe nuk e flaknim tutje."
© 2015 - pasion.al | autoresia, te drejtat, dhe kontakti
Komento dicka