Pse meshkujt nuk kerkojne martese?
Para shumë kohësh

Sa mire do ishte qe grate "e zonja" tu tregojne vajzave te reja me shume rreth meshkujve - do kursente shume mund e dhimbje. Ato duhet tu shpjegojne atyre se meshkujt ne te vertete shkojne pas fizikut te femres me lehte e me shpejt se pas karaterit, ndryshe nga femrat, e ato duhet edhe tu shpjegojne femrave te reja se ca e con nje mashkull ne kerkese per martese. Sepse femrat dikur pergjigjeshin "jo derisa te martohemi, e ne sdo martohemi derisa te rritesh e te kesh nje pune."
Nese nje femer sot thote se deshiron te martohet me djalin e saj, e nderkohe neser e le djalin e saj "ta kete" ate cfare ajo e ka, atehere ai do mendoje se ajo eshte genjeshtare. Ose nje femer e lehte. Pastaj, cfare mbeti per pasneser? Ai do e mendoje te qarte se martesa ska asnje vlere per ate, ose te pakten se ajo vajze nuk e merr veten e trupin e saj seriozisht, se perndryshe ajo do insistonte - ne vend te dhurimit te vetvetes. E nese ajo ia jep veten atij sot pa menduar per neser, po neser, pse sdo i jepet dikujt tjeter pa menduar per pasneser? Si do bindet ai, si do i besoje asaj? E nese ai e ka ate sic e do duke qene larg martese, cfare te reje do marri prej saj kur te jete gruaja e tij ne martese?
Intimiteti pa u perkushtuar ne dicka te vertete, eshte si kremi i embelsires pa kekun, qe e ha pa mase, me barkun bosh - qe mund te jete i mire e i embel fort por mund te te semuri pa kaluar shume. Gruaja [femra] e vendos cmimin e saj me ate qe ben; nese cmimi i saj eshte dy-tre kafe a dy-tre ftesa per ne party, atehere ajo nuk kushton shume. Por nese cmimi i saj eshte ne dedikimin e perkushtimin e tij per tu kujdese per ate pergjithmone, atehere ajo eshte nje thesat i pacmim.
Ka vec dy mundesi, dy rruge qe nje vajze mund te ndjeki pasi njihet me nje djale, dy opsione; te behet lodra e tij, ose te behet thesari i tij. Te gjithe e kemi pare nje femije te vogel te luaje me lodra; femija e merr makinen e tij, e shtyn ne nje ane, e drejton ne anen tjeter, e kur lodhet me te e hell tutje e rremben lodren tjeter e te paren se kerkon me, derisa ja gjen mamaja permbys diku ndoshta ne oborr.
Dhe per fat te keq, kjo eshte dicka e zakonshme per shume meshkuj, te luajne me femrat eshte nje sfide e kur e ke, se do me - e hedh. E faji bie mbi femrat pjeserisht se ato e lejojne ate te ndodhi; nuk eshte Zoti qe e ka planifikuar keshtu jeten per ne, nuk eshte as natyra - jane vete njerezit, meshkujt qe e kane bere qellim e femrat qe e lejojne te ndodhi.
© 2015 - pasion.al | autoresia, te drejtat, dhe kontakti
Komento dicka