Blog / Lidhje / Pse na genjejne?

Nje jete e gezueshme, eshte jeta me eksperienca qe ndahen me te tjeret.

Ke menduar ndonjehere, pse ke nje te dashur qe shpesh te genjen, qofte per nje lidhje te shkuar a per nje sjellje te gabuar? Sigurisht qe e ke menduar, te gjitheve na ndodh te degjojme genjeshtra nje dite dhe pasi kemi fole e jemi zene per disa dite rreth kesaj genjeshtre qe u zbardh, nje tjeter genjeshter vjen ne skene serish. Po nese te them se shkaku i genjeshtrave qe degjon, je vete ti? Kjo ka ne fakt shume mundesi, dhe arsyet, jam munduar ti ndaj ne pika.

Pritshmerite tona te shumta

Ne te gjithe kemi persona qe i vleresojme teper shume, partnere, familjare, miq, njerez qe genjeshtrat e tyre do na vrisnin. Por ata tashme e dine kete, dhe ndersa bejne gjera per te cilat nuk jane krenar, nuk na i tregojne ne te vertetat per te mos na zhgenjyer dhe per te mbajte pelqimin tone.

Standartet tona te larta

Standartet e larta jane te larta dhe kjo eshte nje gje e mire, ne i shfaqim ato ne cdo bisede dhe njerezit tone te dashur e kane kuptuar mjaftueshem kete. Ketu vjen prape ne ndihme frika e te zhgenjyerit - ata njerez qe ne i duam na genjejne qe ne te shohim miresi edhe ne ta.

Personaliteti jone terheqes

Pse na genjen dikush qe terhiqet pas nesh? Pikerisht, se na admiron, e perpiqet te na impresionoje. Kjo do te thote deri ne genjeshter, qe edhe ata te duken ne syte tane sic dukemi ne ne syte e tyre. Ata na admirojne dhe duan ti admirojme edhe ne ata dhe nese kane frike se kjo sdo ndodhi per si jane, do perpiqen te na tregojne dicka tjeter.

Fuqia jone

Ne jemi te fuqishem ndaj punetoreve nese jemi shefa, apo ndaj nxenesve nese jemi mesues, apo ndaj kolegeve nese jemi drejtues ekipi, apo ndaj partnereve nese ata kane bere gabime. Ne kthehemi ne magnet genjeshtrash per njerezit qe na genjejne, per shkak te autoritetit qe kemi, fuqise sonte mbi ta, dhe sepse duan te duken me te medhenje.

Jemi te frikshem

Mund te jemi arrogante, gjykues, ndoshta edhe ofendues, apo talles. Kjo i ben njerezit qe shoqerohemi me ta, te genjejne pikerisht qe ti shpetojne kesaj ane qe ne posedojme.

Jemi te dobet

Mund te jemi emocionalisht te dobet, vritemi lehte, qajme shume, ndiejme teper, ose po kalojme nje periudhe te veshtire ne jete. Atehere nese miqte apo partneret tane mendojne se ne smund te perballojme te verteten, do na genjejne.

Nuk duam ta dijme te verteten

Nje shef i mire nuk ka nevoje te degjoje lajme te keqia per kompanine e tij, apo nje cift ne nje lidhje te hapur nuk kane fort interes te dijne ca bejne jashte dhome ata keshtu qe ne keto situata, koleget apo partneret, na genjejne per mire.

Ashtu sillemi ne

Menyra si sillemi, jep edhe nje shembull. Nese ne genjejme apo lejojme te genjehemi apo qofte edhe nuk shfaqim seriozitet ne sjelljen tone, atehere njerezit tane mund na genjejne per vete faktin se nuk na marrin seriozisht.