Blog / Pse qendrojme ne lidhje te keqia?

Nje jete e gezueshme, eshte jeta me eksperienca qe ndahen me te tjeret.

Tashme kemi hyre ne nje lidhje te keqe, por pasi e kuptojme se po, pse qendrojme? Nje lidhje e keqe nuk eshte gjithmone abuzive, lidhje e keqe mund te jete edhe nje lidhje e thjeshte me kualitet te ulet dhe me poshte jane disa arsye qe shpjegojne ku e gjejme vullnetin per te mbajte nje lidhje te tille.

Arsyeja e pare, eshte se jemi mesuar te kenaqemi me gjera te vogla

Nese eksplorojme vendimet dhe deshirat e femrave per te ndenje ne lidhje te pakenaqshme, do kuptojme se arsyeja me e forte per te ndenje ne nje lidhje te tille eshte kenaqesia qe jep lidhja. Por si mundet nje femer te kenaqet ne nje lidhje qe nuk e kenaq? Tingellon kontradiktore, por sic e kemi lexuar edhe ne postin e meparshem se pse keto lidhje fillojne, ka shume persona qe kane vetevleresim te ulet dhe nuk i shohin kurre vlerat e vetes. Ne kete rast, me vetevleresim, nenkuptoj vlerat individuale krahasuar me partnerin. Pra do te thote se keto femra e shohin veten me pak te pashem, ose me pak te zgjuar, ose me pak te kerkueshem ndaj partnereve tjere te mundshem. Keta njerez, qe vlen me shume per femra, nuk presin shume te mira e perfitime nga lidhja, por fatkeqesisht, presin sfida e veshtiresi qe me bindje do i realizojne. Dhe nese ti kete vetevleresim te dobet, do mbash nje lidhje te tille sepse pritshmerite tua po plotesohen. Kjo mund te jete edhe nje pasoje e nje femijerie abuzive por jo domosdo.

Arsyeja e dyte, eshte te mos kuptuarit e prioriteteve

Nje mekanizem i gabuar qe na ben te qendrojme ne kete lidhje, eshte "kenaqesia e partnerit" dhe "iluzionet pozitive". Ne te dy termat kuptojme se ne perpiqemi ti shohim partneret tone si romantike dhe shpeshhere gati joreal, per shkak se duam ti kenaqim dhe duke krijuar iluzione mbi kete ndjesi, biem pre. Gjithashtu, pavaresisht si partneret tane jane, sa me shume pozitive qe i shohim ata, aq me te kenaqur jemi me lidhjen. Por si mund ta shohim pozitivisht partnerin nese lidhja eshte jo e mire? Ketu eshte problemi; na duket se karakteristikat e partnerit tone shprehin me shume se karakteristikat tona. Pershembull, nese partneri eshte i sjellshem por jo i zgjuar, ti do mesohesh te vleresosh sjelljen para zgjuarsine dhe nese partneri shpreh nje karakteristike negative, ti tashme ke mesuar ta anashkalosh dhe ti japesh rendesi vetem karakteristikave pozitive sado te vogla apo te parendesishme jane, dhe pas pak kohe, do e shohesh veten se nje dreke me karkaleca ne fundjave ka me vlere pozitive se nje urim ditelinje qe harron te vije - ka vlere negative.

Arsyeja e trete, eshte alternativat e munguara

Nese nuk ndihesh rehat ne lidhjen qe ke, alternativat e tjera jane te qendruarit vetem, ose te gjesh nje partner tjeter dhe nese te dy keto alternativa nuk jane me te mira - atehere qendron aty ku je. Ndodh pavetedije, qe sa me shume sheh shembuj te keqinje rreth teje, aq me shume vlere i jep lidhjes qe ke.

Arsyeja e katert, eshte manipulimi

Nese partneri jot e ka mesuar tentativen tende per tu larguar, ai (apo ajo) do perdori metoda te ndryshme per te te detyruar te qendrosh. Manipulimi emocional, sic jane lotet, perulja, apo zotimi se sdo kete kurre dike si ty apo sdo doje dike si ty, eshte arsye qe te ben te qendrosh ne lidhjen qe ke. Vuajtja qe vjen nga ky abuzim emocional eshte pengese e forte per ate qe kerkon te leri nje lidhje. Sidomos femrat, kur jane psikologjikisht te shqetesuara, ato veshtire e fitojne gjendjen per ti lene partneret e tyre.

Arsyeja e peste, eshte investimi

Tjeter arsye pse smund te dalim nga nje lidhje e keqe, eshte ajo cka kemi investuar per te ndenje me kete partner. Genjeshtra, sakrifica, mashtrime qe mund te kemi bere per te qendruar aty dhe sidomos koha qe kemi dedikuar, ne shkolle apo ne aktivitet te tjera, i ben ciftet te qendrojne bashke edhe pa deshire. Kur kemi investuar shume ne nje lidhje, perpjekje, kohe, apo resurse te tjera nga vetja jone, do vazhdojme te investojme akoma me shume per shkak se nuk duam keto investime te shkojne dem. Madje, edhe kur marrim vendime mbi kete lidhje qe kemi, jemi emocion ndaj cka kemi investuar, dhe jo ndaj situates aktuale, qe na shopie ne te falur te gabimeve apo ne anashkalim te problemeve per te qendruar aty.

Arsyeja e gjashte, mbase me kryesorja, eshte dashuria

Ne nje lidhje ka tre qendrime te ndryshem; ajo cka mendojme, ajo cka ndiejme, dhe ajo cka bejme. Por keto qendrime nuk qendrojme paralel, nuk ecin bashke dhe ndodh qe "qendrimi jone i te menduarit" eshte shume i sakte duke na treguar se partneri nuk eshte i duhuri, por "qendrimi jone i ndjenjave" eshte pozitiv ndaj partnerit dhe "qendrimi jone i te berit", pra ajo cka bejme, eshte te qendrojme aty.

--

Po zgjidhja?

Ne kete rast, nuk eshte komunikimi. Komunikimi me partnerin duhet gjithmone, pervecse ne nje lidhje te keqe. Ne nje lidhje te keqe, komunikimi duhet te drejtohet ndaj miqve dhe familjes, per suport emocional dhe ndihmese ne te marrurit e vendimeve. Kur shohim mosbindje dhe kudnershti ne miqte dhe familjaret tane, ka shume mundesi te shpetojme nga nje lidhje e keqe dhe nje lidhje e mire, do jete aq me e mire nese miqete dhe familja jone e mbeshtet deri ne detaje.