Pse vajzat e lene "seen"

Pse vajzat e lene

Eshte bere trend - sikur vajzat bejne gare kush le me shume mesazhe "seen" sepse kjo tregon aftesine e tyre per te bere djemte te cmenden, apo rendesine qe ato vajza kane ne shoqeri.

Dhe kam njohur nje vajze se fundmi, nje shoqe te re, nje vajze kaq te apasionuar pas rrjeteve sociale saqe te ishte ne doren time - Instagrami do i jepte shperblime per numrin e mall te fotove dhe aktivitetit qe ka ne profilin e saj me komente zemrash e zemra te tjera neper poza. Por ja qe, kur i shkruaj une ta pershendes apo ti them dicka jo me ndonje rendesi te malle, ajo me siguri po ben dicka - dicka qe i jep kohe te lexoje mesazhin tim, pastaj te shkoje te postoje nja tre foto, pastaj ti ktheje pergjigje cdo komenti qe i vjen aty, pastaj te beje vete ca komente te tjera neper foto te shoqerise, nderkohe qe mesazhi im mbetet "seen" aty dhe pergjigjen do e marr gojarisht, nese e takoj.

Arsyeja? Ajo nuk ka interes te shkruaje!

Por ajo vajze, mua apo ty qe I shkruan, sdo te thote kurre se eshte e zene apo se ska interes, per faktin e thjeshte se mund t'i duhesh si opsion diku atje larg ne te ardhmen, si dikush qe eshte gjithmone gati ta ndihmoje pasi ajo tashme e di interesin qe ti ke per te. Plus qe, shume djem e mesazhojne. Ajo ka shume opsione te tjera, a mbase edhe me te mira nga ajo cka ti i ofron – ata djem kane bluza e xhinse e makina kurse ti ke vec dy foto me shokun e klases qe ke pase ne gjimnaz; kujt I duhet kjo? Per me teper, Instagrami dhe rrjetet e tjera, jane si nje supermarket i mall; ajo vajze eshte gjithmone "ne kerkese" te cdo produkti per shkak te tregut e ti je gjithmone, thjesht, "furnizuesi" i akulloreve ne qese.

Dhe derisa te mos jesh dikush qe ajo e adhuron - atehere mesohu me kete injorim.

Ose mos e vra mendjen fare per te. Kur te ndiesh se po te provokon apo ngacmon respektin qe ti ke per veten - thjesht mos i shkruaj me. Dhe nese ndonjehere te shkruan, e te thote "jam e zene", kujtohu se askush ne bote nuk eshte aq i zene. Te pakten, jo aq i zene sa per nje mesazh. Eshte vetem ceshtje prioritetesh.

Komento dicka
Dergo
Social Media
Mbi Materialin
Materiali i publikuar ne kete rrjet, eshte i natyres argetuese dhe nuk perfaqeson keshilla profesionale apo rrefime autentike mbi ngjarje reale. Materiali, gjithashtu, nuk ka per qellim te ofroje udhezime specifike per rrethana te vecanta dhe nuk duhet te merret si baze per ndonje vendim, per te ndermarre veprime, apo per te mos marre masa per ndonje ceshtje qe mbulon. Lexuesit duhet te marrin keshilla profesionale aty ku eshte e pershtatshme, para se te marrin ndonje vendim te tille sic pershkruhet ne materialet e faqes.