Puthja e pasionit pertej pasionit
Të Premten e shkuar

Pas nje nate pasioni te zjarrte dhe te bute, ajo u kthye nga une, me perqafoi, dhe puthi kryqin qe mbaja ne qafe.
Asgje nuk me kishte pergatitur per ate cast. Ishte nje gjest i papritur, sensibel, prekes ne menyre intime dhe shpirterore. E pyeta me ze te ulet: "Pse e bere?" Ajo buzeqeshi dhe u pergjigj: "Eshte nje menyre per te falenderuar dike tjeter qe ne jemi ketu."
Ishte nje puthje qe nuk kishte lidhje me fene. Kishte lidhje me pranimin, me ndjenjen e thelle, me deshiren per te nderuar edhe dicka pertej trupit tim — pjesen time te shenjte.
Ne boten e erotikes shpesh harrojme se pasioni nuk eshte vetem trup. Pasioni eshte trup qe ndien, zemer qe hapet, shpirt qe merr fryme. Dhe kur dy njerez bejne dashuri jo vetem me duar dhe lekure, por edhe me mendje dhe perkatesi, ajo behet pervoje e rralle.
Gjestet e vogla si kjo puthje jane rrufe qe ndricojne te fshehtat e zemres. Ajo s’e puthi kryqin per Zotin e saj — por per timin. Per mua. Ishte menyra e saj per te me thene: "Te pranoj te terin, me gjithcka qe je, dhe me gjithcka qe te formon." E nuk kishte menyre me sensuale per te me treguar se isha bere nje me te - qe eshte vete pasioni.
Disa gjeste nuk perkufizohen, nuk rishfaqen, nuk perseriten. Thjesht mbeten — si frymezim, si drite, si kujtim qe nuk shteron. Ky gjest me frymezoi te shkruaj, sepse me kujtoi se erotizmi nuk ka vetem levizje, por ka permbajtje. Dhe kur ajo permbajtje e perqafon gjithe qenien tende — atehere sensualiteti behet i shenjte.
© 2015 - pasion.al | autoresia, te drejtat, dhe kontakti
Komento dicka