Pyetja qe zbulon karakterin

Pyetja qe zbulon karakterin

Ka nje pyetje qe duket e thjeshte, pothuajse e pafajshme: "Cfare gabimesh ke bere ne te shkuaren tende?" Nuk eshte si ato pyetjet hetuese tip "sa isha ke pasur?" apo "me sa djem ke fjetur?". Kjo pyetje nuk kerkon numra, nuk kerkon lista, nuk kerkon histori sensacionale. Kjo pyetje kerkon dicka shume me te rralle dhe me te flefshme: vetedije! Dhe pikerisht per kete arsye, shume vajza (por edhe djem ne pergjithesi) hezitojne perballe saj. Sepse kjo pyetje nuk mat trupin, por karakterin. Dhe karakteri eshte terreni ku ne shpesh calojme.

Kur pyet nje vajze "sa lidhje ke pasur?", ajo menjehere futet ne mbrojtje. Fillon te llogarise, te justifikohet, te krahasohet. Eshte pyetje statistikore dhe me statistikat te gjithe duam te dalim pozitiv. Por kur pyet "Cfare ke gabuar?", atehere nuk ka ku te fshihet. Ose pranon pergjegjesine, ose fajeson boten. Dhe ketu zbulohet gjithcka.

Sepse nje vajze qe ka reflektuar mbi jeten e saj, do te thote gjera si, i besoja njerezve shume shpejt, qendrova ne nje lidhje toksike nga frika, i lendova disa njerez nga egoizmi. nuk dija te vendosja kufij. Keto jane pergjigje te dhimbshme. Askush nuk i thote me krenari. Por jane pergjigje te pjekura. Ato tregojne se ajo ka kaluar neper jete me sy hapur, jo si viktime, por si nxenese - me mesime dhe pergjegjesi.

Kurse vajza tjeter, ajo qe nuk di te permende asnje gabim te sajin, ajo eshte alarmuese. Pergjigje te tipit, nuk kam bere ndonje gabim, ishat e mi ishin te gjithe budallenj, une kam qene gjithmone ne rregull, te tjeret me kane lenduar e une askend, kjo vajze ne pamje te pare duket sikur ka vetebesim por ne realitet eshte mungese vetedijeje. Sepse eshte e pamundur te kalosh 20–30 vite jete, disa lidhje, disa zhgenjime, dhe te mos kesh gabuar kurre. Nese ajo nuk sheh faj tek vetja, do te thote se edhe ne te ardhmen, fajin do ta kesh gjithmone ti. Sot fajin e kane ish-at, neser do ta kesh ti, dhe modeli nuk ndryshon - dryshojne vetem personazhet.

Bota sot nuk eshte sic ka qene; kulturat kane ndryshuar, marredheniet kane tjeter peshe. Dhe nuk eshte ceshjte numrash gjithmone. Dikush mund te kete pase 10 lidhje dhe te mos kete mesuar asgje, sikurse dikush tjeter mund te kete pasur vetem 1 dhe te kete mesuar shume. Numri nuk tregon pjekuri. Por reflektimi tregon. Sepse gabimi i pranuar eshte pervoje, por gabimi i mohuar eshte fat i perseritur. Nje vajze qe thote: "kam qene naive, rashe ne dashuri me fjale boshe", eshte shume me e sigurt per te ndertuar te ardhmen me te, sesa me ate qe thote "meshkujt jane te gjithe njesoj", apo "thjesht nuk ishim te pershtatshem".

Disa pyetje, si kjo qe po analizojme, parashikojne te ardhmen dhe ky eshte thelbi. Kur degjon si ajo flet per te shkuaren, ti po degjon si do te sillet ne te ardhmen. Nese ajo merr pergjegjesi, do marre pergjegjesi edhe ne marredhenien me ty. Nese ajo pranon gabime, do kerkoje falje kur gabon dhe do perpiqet te permiresoje. E nese ajo analizon veten, me siguri do permiresohet. Por nese ajo fajeson te gjithe, do te te fajesoje edhe ty e nese ajo nuk sheh gabime askund, nuk do ndryshoje kurre. Shmangia e pyetjeve shmang pergjegjesine. Dhe nje lidhje me dike qe nuk merr kurre pergjegjesi eshte si te jetosh me nje femije emocional. Bukuria kalon, pasioni bie, por papjekuria te lodh cdo dite.

Ndoshta, kur i ben kete pyetje, ajo nuk thote asgje. Qesh, nderron temen, behet nervoze, shikon horizontin, por pergjigje nuk ka. Dhe te mos pasurit pergjigje, eshte nje pergjigje vete. Sepse dikush qe ka bere paqe me te shkuaren, nuk ka frike ta tregoje, por kush iken pre saj, dridhet. Dhe ti nuk kerkon nje shenjtore, kerkon nje njeri qe ka mesuar, sepse te gjithe gabojme por jo te gjithe rritemi.

Pyetja "Cfare gabimesh ke bere ne te shkuaren tende?", eshte si nje pasqyre. Jo per te gjykur, por per te kuptuar, a ke perballe nje vajze qe eshte formuar nga jeta, apo eshte e destinuar te perserisi gabimet saja. Dhe mes dy skajeve, atyre qe marrin pergjegjesi dhe atyre qe fajesojne boten, ekziston edhe nje grup i trete, ndoshta grupi me i rrezikshem i femres: ajo qe thote me qetesi "ska gabuar askush". Jo me mllef, jo me viktimizim, por me nje vetekenaqesi te ftohte si te ishte e padiskutueshme.

Kjo nuk eshte pjekuri. Kjo eshte verberi emocionale sepse nje njeri qe beson se askush nuk ka gabuar kurre, ne te vertete nuk ka reflektuar kurre. Nuk ka analizuar veten, nuk ka analizuar tjetrin, nuk ka vrare mendjen naten duke pyetur "a mund ta kisha bere ndryshe?", nuk ka ndjere peshen e fajit qe te rrit. Ajo ka kaluar neper jete si spektatore, jo si pergjegjese. Dhe problemi i madh eshte ky: nese dikush nuk sheh gabime ne te shkuaren, nuk do ti shohe as ne te ardhmen. Kjo do te thote se ne cdo konflikt, ti do jesh ai qe e tepron, ti do jesh ai qe e ke keqkuptuar, ti do jesh ai qe dramatizon - por vetem ti, as ajo, as dikush tjeter.

Sepse ne mendjen e saj, gjithkush eshte gjithmone ne rregull pervec teje - sepse ti do jesh i vetmi i afte per te mbajte barren qe do mbesi ne mes te dhomes. Nje person qe fajeson boten te pakten ka emocione; mund te punosh me te. Por nje person qe beson se gjithcka eshte normale, jeton ne nje realitet ku ajo dhe gjithkush qe ka te beje me te, eshte gjithmone pa faj. Dhe me dike qe eshte gjithmone i pafajshem, ti je gjithmone fajtor; nuk je partner, por je ne nje gjyq te perhershem.

Komento dicka
Dergo
Social Media
Mbi Materialin
Materiali i publikuar ne kete rrjet, eshte i natyres argetuese dhe nuk perfaqeson keshilla profesionale apo rrefime autentike mbi ngjarje reale. Materiali, gjithashtu, nuk ka per qellim te ofroje udhezime specifike per rrethana te vecanta dhe nuk duhet te merret si baze per ndonje vendim, per te ndermarre veprime, apo per te mos marre masa per ndonje ceshtje qe mbulon. Lexuesit duhet te marrin keshilla profesionale aty ku eshte e pershtatshme, para se te marrin ndonje vendim te tille sic pershkruhet ne materialet e faqes.