Blog / Lidhje / Shenja qe partneri nuk na do

Nje jete e gezueshme, eshte jeta me eksperienca qe ndahen me te tjeret.

Lidhjet dashurore, kerkojne pune. Por cka e ben kete pune te vlefshme, eshte dedikimi qe secili person ben nga ana e tij, ne menyre qe lidhja te eci perpara per te dy njesoj. Te ndiesh apo te kuptosh se partneri nuk eshte i dedikuar sa cje edhe ti, mund te jete shume demtuese. Te marresh gjithe lidhjen mbi shpatulla dhe te japesh gjithcka ke, kohe e perpjekje, plane e pergjegjesi, eshte nje pune e veshtire dhe e padrejte. Pikerisht per kete, kam bere nje liste kushtesh ne te cilat kur ndodhesh, duhet te ulesh e te mendosh: a me dashuron ai (apo ajo) mjaftueshem sa per te qendruar me dedikim ne kete lidhje?

Injorimi

Te ndodh te besh plane dhe partneri i anullon ne momentin e fundit apo thjesht nuk eshte aty kur ti e pret? Kjo do te thote dicka. Ti mund jesh nje mendim i dyte e ata as nuk e vrasin mendjen te kuptojne sa keq jeni ndier ju. Shpesh, ti e gjen veten duke ndenje kot, ne pritje qe ata te bejne plane per ju te dy dhe ne fund nuk ndodh asgje. Gjerat shpesh ndodhin rastesishem por nese ndodh shpesh qe ata anullojne planet tona duke na injoruar apo thjesht duke na fajesuar, me siguri ata kane opsione me te mira e nese po, atehere sna duan mjaftueshem.

Mbeshtetja

Kur partneri ka nevoje per ty, ti perpiqesh te jesh gjithmone aty me cdo kusht por kur ti ke nevoje per ta, per nje keshille a per suport, per pune a per semundje, ata nuk jane askund dhe gjithcka degjojme eshte "ska problem, do behet mire". Nje person qe e ndan me ty suksesin tend por nuk eshte ne ditet qe ti ke nevoje te derdhesh lote, eshte nje person qe te do vec per dite te mira.

Harresa

Jo cdo gje e vogel duhet te shenohet e te perkujtohet, por nese partneri harron ditelindje e pervjetore apo data te rendesishme te puthjeve te para e darkave te para e emocioneve te ndara bashke, atehere ai pertner nuk e ka seriozisht dashurine. Kujtimet dhe perjetimet jane pjese te nje lidhjeje te forte e eksituese.

Pergjegjesia

A e gjen veten shpesh duke lene gjerat e tua ne favor te lidhjes, por nuk ndodh e njejta gje nga ana tjeter? Nga gjerat e vogla, dhimbja e kokes pas nje akti seksual, motra jote e malle qe interesohet per ty e ai te mban larg, e deri tek shpenzimet e nje udhetimi qe keni bere se bashku, dhe keto gjera mbesin vetem ne ty - kjo eshte nje shenje e keqe. Ne vend qe te ndani pergjegjesine e gjithckaje beni bashke, ti i hap krahet gjithckaje dhe partneri e lejon sepse nuk eshte seriozisht i perfshire.

Mosinteresi

A e gjen veten shpeshhere duke hape bisedat fillimisht apo duke kerkuar te flisni dicka? A nuk flet ai nese ti nuk flet perpara? A je ti qe ben gjithmone planet e orareve sepse ai ka shume pune? Nese ai nuk perpiqet sa ty, eshte nje shenje qe nuk shqetesohet fort. Gjithkush eshte i zene, por koha per gjerat qe kane rendesi - behet. Te mos kesh kohe per nje darke a nje bisede a nje keshille, eshte shenje e mosinteresit.

Prioritetet

Nje lidhje e shendetshme ju jep partnereve kohe per te takuar miqte e per te realizuar punet por nese ai shpesh te le pas, per te takuar miqte apo vellezerit apo per te bere punet, eshte nje shenje e qarte qe ti nuk ke prioritet. Ta gjesh veten vetem ne kohe kur ke nevoje per ate apo ai qe humbet momente te bukura te jetes tende sepse po argetohet me shoket apo familjet e tij, eshte nje shenje qe tregon lidhje te pabalancuar.

Fajesimi

A te ndodh ti flasesh partnerit rreth gjerave qe te shqetesojne, dhe ne vend qe te uleni te rregulloni keto probleme, ai thjesht e le fajin ne ty duke te premtuar se "por gjithcka do behet mire"? Te marresh fajesimin per dicka qe nuk eshte pergjegjesia jote ne ate lidhje, tregon se ndjenjat tua nuk po konsiderohen sic kane vleren.

Respekti

Qe nga mosinteresi deri tek fajesimi, nese partneri nuk ulet te mendoje rreth ndjenjave tua dhe si te bejne te ndihesh veprimet e tij, atehere ai nuk te respekton sic e meriton. Dhe lidhjet, jetojne vetem ne respekt, se pa te, ajo lidhje nuk ka miresi. Mos harro se respekt, do te thote te duash personin tjeter qe eshte ndryshe nga ty ne morale dhe besime dhe kur zgjedh nje partner per te kaluar ditet e tua, ti ke zgjedhe te shohesh boten me sy te tjere, e kjo kerkon respekt.

Bashkejetesa

Ketu nuk nenkuptoj te jetuarit bashke, por nenkuptoj rendesine tende ne komunitet. Qe nga mos-njohja me familjen, mos-prezantimi me miqte e ngushte me te cilet ndan jeten, mos-marrja pjese ne raste jetesore si festa apo fatkeqesi, mos-ndarja e detajeve si diplomime analiza shtepi e re, eshte nje shenje qe partneri nuk sheh larg me ty. Me kujtohet nje shkrim i April Masinit, eksperte e lidhjeve dhe keshilltare, qe thote "nese partneri sta ka prezantuar akoma familjen pas 6 a 12 muaj lidhje, ai po te manipulon perceptimin tend ndaj tyre. Menyra me e mire per te njohur dike me te cilin do te kalosh jeten, eshte te njohesh njerezit me te cilet ai kalon jeten". Eshte e qarte, nese ai nuk ndihet te ndaje jeten e tij me tenden, ai te sheh si dicka temporare.

Diskutimi

Tingellon keq, por ne fakt diskutimi dhe argumentimi eshte nje pjese e rendesishme e nje lidhjeje. Partneret qe shqetesohen per dicka, do diskutojne e argumentojne pafund duke kerkuar zgjidhje. Ciftet qe argumentojne qendrojne me shume bashke sepse partneret, qe nuk diskutojne aspektet e rendesishme te lidhjes, duan thjesht te shijojne siperfaqesine e saj, qe fillon me nje gote e mbyllet me nje shtrat.