Si e shkuara tenton ta vrasi te tashmen
Para shumë kohësh

Mbaj mend nje mbremje, me te dashuren time te re atehere akoma ne faze njohje, kur filluam te hapim librat tone e ku fjala nxirrte fjalen, ku jeta jone po rrefehej deri ne shume detaje. Pervec kesaj, une kisha edhe blogun qe atehere, blog publik plot me ngjarje qe sherben si nje ditar, si nje dokumentar i eksperiencave te mia te meparshme dhe te dy, papritur, pa faj, filluam te ndihemi keq rreth gjerave qe ne mbajme ne bagazhe e pyetja qe erdhi ne fund pa vullnet por qe ne fakt kishim nje mije pergjigje dhe qe aq e eger ndaj nesh sa na e mbylli gojen, ishte, "ca ka mbete per ne? ca ka mbeti ti japim njeri-tjetrit?"
Pasi u ndame, ne mbremje te asaj nate, pasi dhame edhe puthjen e nates se mire duke pretenduar se asgje ska ndodhe e te dy shkuam me vrap u mbyllem ne shtepite tona, mendja ime filloi te procesoje e analizoje me thelle ato cka folem, duke supozuar e stimuluar skena, e mendoj se dhe mendja e saj beri te njejten gje, madje jam i sigurte se gjithcka sillet rreth te njejtave shqetesime edhe pse une, duke qene pjesa egoistike e lidhjes, e flas me shume.
Me shqetesonte, ate nate, pamja e tij e jashtme! A eshte ai me i pashem se une? A vishet me bukur, parfume me te mira apo atlete me te shtrenjta nga butiqe me prestigj? Si ndihet ajo kur del me mua, kur kapim duart e ecim bashke me hap pergjate pedonales, a jam une aq zbukurues sa ai? A jam aq i pashem? A jam aq, shoqerues?
Me shqetesonte, edhe pamja e tij e jashtme poshte bluzes! Muskujt, format, beli i holle apo gjoksi i fryre apo krejt trupi i palestruar? Si ndihet ajo kur une e puth ne ball e qe e mbeshtet koken te gjoksi im dhe sheh qe nuk jam i palestuar ne fakt, apo kur e shtrin doren e me prek barkun qe c'eshte e verteta e kam pak fale edhe punes se sterzgjatur ne ekran kompjuteri?
Me shqetesonin xhepat e tij! Makine, motorr, shtepi te tijen apo udhetime jashte shteti ne hotele te shtrenjta e sauna? Si ndihet ajo kur takimet tona si kane asnjeren nga keto resurse, por kane vetem nje kafe ne nje klub te qete ciftesh, e vec nje largim nga qyteti per nje pizza a nje mbremje te qete, me taksi qe as nuk eshte e imja por e bashkise?
Me shqetesonte shtrati i tij! Po nese ai ka qene me i mire se une ne shtrat, nese ka zgjate me shume se une, e ka bere me fort, apo ka pase nje pozicion qe une nuk mundem ta arrij se se di ose se di akoma se asaj i pelqen? A dicka qe ajo e kujton me se miri sa here qe eshte me mua, na krahason, e ska rendesi cili fiton derisa ate e ka ne mendje? (per kete do shkruaj nje tjeter artikull me te zgjeruar)
Me shqetesonte, ne fakt, edhe vendimi i saj! Ata kane qene bashke, cift, kaq kohe, duheshin, u ndane, po nese ajo ben dicka te tille edhe me mua? Po nese une jam vetem nje numer i ralles, po nese ajo ndihet me e forte se une ndaj ndarjeve? A do e beje kete prape, me lehte se me pare?
Me shqetesonte, se fundmi, dhe fitorja e saj! Ajo e la ate atehere kur e vendosi vete, ndoshta ne kulmin e lidhjes, a ndoshta ne kulmin e kenaqesise kur ai nuk e priti aspak, a ndoshta ne nje moment te holle deshperimi po crendesi ka nese mua me gjeti vetem, ta gatshem, duke e prite; a beri ajo me shume se une? A ka fat me shume se une? A eshte fitimtare?
Por ne mengjes, pasi fjeta pak ore ate nate fale edhe puneve te paperfunduara por sigurisht edhe fale mendimeve e pyetjeve shumefishe pashe se, ato mendime qe me kishin lene pa gjume, duhet te kishin nje tjeter arsyetim. E pyeta veten, a po e kuptoja une se ajo zgjodhi te rrije me mua? A po e kuptoja une, se njeriu eshte me shume se pamja fizike, me shume se parate, e me shume se eksperiencat? Njeriu, vertete eshte keto cilesi, por te kombinuara bashke me personalitetin qe ka me shume rendesi se gjithcka tjeter. Une jam i ndryshem nga te tjeret, edhe ajo eshte ndryshe nga te tjeret, te gjithe te ndryshem jemi - une jam kaq mire ne cka po bej deri tani me te e ne jemi mire bashke e pse duhet te shqetesohem? Pse duhet te ndaloj se qeni une?
Ndoshta sepse burrat, e shohin femren edhe si cmim! E shohin jo thjesht si nje person qe do te ndajne ditet e jetes, por si triumf. Ne shqetesohemi, "a jam une me i miri, me i keqi, apo jam ne mes te gjithckaje" sa here qe ne mendje na vijne keto besdi, por kjo nuk duhet te ndodhi. Se nese i pyesim te dashurat tona rreth kesaj cka kemi ne mendje, do i ushqejme me frikera e mendime qe ndoshta kurre nuk i paten deri ne keto momente. Do i detyrojme vertete te bejne ate cka ne mendojme por qe ato kurre nuk e kishin menduar derisa erdhen keto pyetje. Do ti bejme ato te mendojne per dike tjeter qe nuk e besdis me keto pyetje.
Sepse ne nuk mendojme per ish te dashurat tona kur jemi me partneret tona - dhe as ato nuk e bejne. Ne nuk mendojme per ish te dashurat tona e ate qe kemi se njera eshte me e mire se tjetra, ne fakt, ne mendojme se ato jane te ndryshme. E ashtu mendojne edhe ajo. Dhe shume mire atehere, nese mendojne ashtu - ne fituam, i kemi vajzat tona. Duket se ne kemi dicka me te mire, qe ka me shume vlere nga cka kishin ishet e tyre e prandaj ato edhe zgjodhen ne - sepse ata smund ti mbanin. Ta shpif te jesh si ata po cfare fati te jesh si ne!
Dhe si perfundim, si permbledhje, ne fund te cdo analize, e shkuara eshte ne te shkuaren. E kur e do dhe e beson personin qe ke ne krah, e shkuara qendron atje, ska pune me te tashmen se e tashmja duhet te jete e zene, duke u pergatite per te ardhmen.
Te mos e besdisim te tashmen!
© 2015 - pasion.al | autoresia, te drejtat, dhe kontakti
Komento dicka