Si ta kuptojme nje lidhje te keqe?

Si ta kuptojme nje lidhje te keqe?

Lidhjet e keqia fillojne e mbesin aty dhe shpeshhere arsyeja eshte se sinjalet i njorojme (kam fole ne artikuj te tjere per kete), por si ti kuptojme sinjalet nese duam vertete ta bejme? Si te dijme ta vleresojme lidhjen tone nga keto sinjale dhe cilat jane sinjalet qe kane peshe? Me poshte kam bere nje liste permbledhese te ketyre sinjaleve qe kemi ne fjale; sigurisht, ka shume, por disa lehtesisht te kuptueshme nese analizom veten e lidhjen, jane:

Partneri kalon me shume kohe me shoket/miqte/punen se me ty

Ky eshte nje sinjal qe partneri nuk ka deshiren dhe pasionin per te qendruar me ty, ashtu sic ti mbase e ke apo duhet te jete ne nje lidhje dashurore. Jo se dikush duhet te braktisi shoket e punen per nje lidhje dashurore, por te dyja duhet te kene vendin e tyre pa konflikt kohor.

Gjerat nuk shkojne perpara dhe nuk ka tendence per ndryshim

Ke vere re qe lidhjes tende nuk i shtohet asgje qe prej ndoshta nje viti, dhe nuk dihet pse ndodh kjo ose dihet, por nuk ka vullnet per te bere gjera te reja apo ndryshe? Apo ke vere se partneri jot nuk konsultohet me ty per preferencat e tua? Ky eshte nje sinjal i lidhjes se keqe.

Ka pase rast ndarje me pare dhe nuk eshte realizuar

Oh, ja ku te kujtohet, nje vit me pare ti duhet ti jepje fund lidhjes per ate qe ndodhi por nuk e bere dhe e pate harruar si problem. Por ja cpo ndodh tani, dicka si atehere apo edhe me keq, por hajde, do ja dal prape. Jo, nuk duhet tia dalesh me. Sepse ky eshte sinjal i nje lidhjeje te keqe.

Mungesa e pasionit ne seks

Seksi nuk ka fillim as fund. Seksi eshte nje akt qe duhet te jete gjithmone me i mire, me i pasur, gjithmone te kete me shume e te jete me i kerkueshem dhe nese ke hyre ne nje faze ku seksi nuk sjell asgje te re por eshte prape si para nje viti, ky eshte nje tjeter sinjal i nje lidhjeje te keqe.

Seksi eshte i vetmi aktivitet qe ska pikepyetje

Seksi eshte ne fakt mire, ska asnje pikepyetje apo pakenaqesi, por gjithcka tjeter ka?! Ky eshte nje sinjal i lidhjes se keqe - lidhjet qe bazohen ne seks te mire por ne asgje tjeter, qe prandaj edhe quhen "lidhje seksi", jane lidhje qe nuk kane premisa te te plotesojne kurre, jashte, por as brenda trupit tend.

Mendon se ka dicka me te mire jashte lidhjes tende

Te ndodh te ulesh te mendosh gjerat e mira qe jane pertej lidhjes tende? Kjo nuk ndodh kot, por se lidhja jote nuk te ploteson. Dhe nese shpesh ndihesh se shoqja jote ka me shume ne lidhjen e saj nga se ti ke ne lidhjen tende, apo ai djali atje ben me bukur se i dashuri jot - atehere lidhja jote eshte e keqe.

Ke ankesa ne gjera te perditshme/bazike

Ai perdite vonon te zgjohet dhe ti e pret apo ai pi cigare ne tavoline sado qe ti i thua te mos e beje apo ai rri naten ne chat kur ti flen duke i kerkuar te fleje edhe ai? Kjo sjellje sdo permiresohet kurre. Dhe kur sjelljet nuk permiresohen - ti je ne nje lidhje te keqe.

Vazhdon ben te njejtat gjera si ne fillim por nuk ndihen organike

Gjtihcka eshte si perpara; takimet kafet telefonatat seksi, por thjesht ndodhin. Nuk kane me energji, nuk kane pasion as deshire por ndodhin per hater te lidhjes, ndodhin se eshte e lehte te ndodhin - atehere kjo lidhje eshte e keqe.

Shenjat negative te partnerit nuk jane permiresuar

Por ai keshtu ka qene gjithmone; ai kurre sme ka telefonuar i pari per ditelindje dhe kurre sme ka qerase me nje pizza jashte orarit te shkolles. Se ka bere, sepse je ne nje lidhje te keqe - dhe lidhjet e keqia kete veti kane, zmadhojne cilesite negative ne keta persona dhe me kohen, i pjekin aty, nderkohe qe lidhja vec perkeqesohet ne vetvete.

Je xheloze kur nuk duhet ose nuk je kur duhet

E gjen veten te behesh xheloze pa shkaqe reale pastaj, ne tjeter rast edhe me dyshues se kaq, ti vendos te falesh gjithcka? Vertete, ndodh ndonjehere ti harrojme vlerat dhe prioritet tona, apo te harrojme qellimet e pozicionin tone ne kete lidhje e te japim me shume ca duhet. Dhe lidhjet e keqia keshtu jane, kane disbalance ne qellime, ne ndjenja, dhe ne perpjekje.

I mban syte ne partnerin ne pritje te nje levizjeje qe mund ta besh vete

Sigurisht, kafet ne kete lokal ketu anash rruges jane kaq te lodhshme. Ose ne seks, ste pelqen me qe te ulesh poshte tij por do e besh derisa ai te filloje te kuptoje e te te kerkoje vete te mos ndodhi. Oh, ai nuk do e beje kurre! Eshte nje lidhje e keqe dhe ne te tilla lidhja, gjithmone abuzohet me pafajasine e njerit apo te vetvetes.

Miqte nuk na suportojne

Shoqja te ka thene se ai ne fakt eshte djali me i pashem kurse shoku i tij te tregon si nje nate ai nuk e shoqeroi ate bukuroshen ne shtepi sepse, ndoshta, mendon vec per ty? Nuk do te thote asgje, shenjat e tua ti i kupton vete dhe sado nevoje kemi per suportin e miqve gjate nje lidhjeje me probleme, ne nuk kemi nevoje per ta nese duhet ta braktisim ate lidhje.

--

Zgjidhja? Mos i injoro sinjalet. Ulu mendoje me veten cdo sinjal qe te vjen, ulu diskutoje me partnerin tend dhe pastaj ulu mendoje serish edhe nje here, vetem, pas bisedes. Ik nga nje lidhje e keqe, sepse nje lidhje e tille nuk permiresohet kurre.

Komento dicka
Dergo
Social Media
Mbi Materialin
Materiali i publikuar ne kete rrjet, eshte i natyres argetuese dhe nuk perfaqeson keshilla profesionale apo rrefime autentike mbi ngjarje reale. Materiali, gjithashtu, nuk ka per qellim te ofroje udhezime specifike per rrethana te vecanta dhe nuk duhet te merret si baze per ndonje vendim, per te ndermarre veprime, apo per te mos marre masa per ndonje ceshtje qe mbulon. Lexuesit duhet te marrin keshilla profesionale aty ku eshte e pershtatshme, para se te marrin ndonje vendim te tille sic pershkruhet ne materialet e faqes.