Blog / Si te dalim nga nje lidhje e keqe

Nje jete e gezueshme, eshte jeta me eksperienca qe ndahen me te tjeret.

Tashme eshte e qarte, ti je ne nje lidhje te keqe dhe cdo shenje e ka vertetuar kete, por a mjafon kaq? A duhet nje plan a nje strategji per te dale e sigurt nga gjithcka?

Me poshte kam bere nje liste te hapave qe duhen marre, bazuar ne raste personale dhe te miqve te mi, raste qe nuk i mesojne taman librat, por eksperiencat.

Vendmi

Fillimisht duhet te vendosesh qe do te dalesh nga lidhja. Fillimisht, eshte gjithcka ceshtje vullneti. Merr nje vendim e qendroi; asnje kthim prapa, asnje mundesi e dyte. Edhe nese ai/ajo perpiqet, mos e prano. Ngrije fytyren tende dhe mos jep emocione as shpresa.

Emocionet

Per femrat eshte me e veshtire, sepse emocionet e tyre lidhen me gjithcka bejne, me gjithcka thone, e me gjithcka prekin. Eshte pak e veshtire por jo e pamundur - shkeputi emocion nga lidhja jote.

Kthimi i kokes pas

Kupto se nuk duhet te mbytesh ne nje lidhje terhiq-e-mos-keput, apo ne nje lidhje labirint qe ngado sillesh perfundon ne te njejtin vend. Eshte nje koder e veshtire te ngjitet dhe vetem harxhon kohe.

Te perdorurit per mire

Nese te ka kene ai, binde veten se ka ndodhe per mire dhe nese e ke lene ti ate, listo te gjitha arsyet pse e ke bere. Shkruaji diku, lexoi shpesh fillimisht, pastaj mos i lexo me por mbaji - do te duhen.

Kundersulmi

Kur nje lidhje merr fund, mendja fillon na ben hile. Fillon e na kujton kohet e bukura, kenget e degjuara, shetitjet se bashku apo perqafimet e ngrohta. Por kjo nuk eshte e drejte, sepse cdo lidhje ka gabime. Keshtu qe sa here vjen dicka e mire ne mendje, reago me dicka te keqe qe ka ndodhe; cdo lidhje ka plot, duhet te kete edhe e jotja prandaj u ndave.

Rrjetet sociale

Ka shume rendesi ta heqesh ata nga pamja. Jo telefon, Facebook, Instagram apo WhatsApp. Te pakten per nje muaj shkeputu dhe fshije ate nga cdo koneksion online.

Lotet

Thuaj lamtumire e qaj sa te duash ate dite. Shpenzoi te gjitha lotet, duke e dite se sdo qash me dhe do jesh e forte. Pastaj laje mire fytyren e syte - ka marre fund por ska problem. Shpreso te mos e shohesh me ishin dhe mendo se disa njerez vijne per te mos qendruar: ai ka qene nje shoqerues i mire por kurre shpirti yt binjak.

Levizjet e ftohta

Fshij dhe hiq gjithcka qe te lidh me te. Hell tutje gjithcka te tijen; rroba foto letra shenime. Larg syve larg zemres, eshte nje fjale e urte. Bej ashtu; mos mbaj asgje qe te lidh me te dhe mos kalo para shtepise se tij.

Argetimi

Bej gjera te bukura dhe te reja; lexo libra, shiko filma, meso te kercesh, fillo nje blog, poezi, muzike, merru me kopeshtin, bej gjithcka ske bere me ate. Dhe bej shoke te rinje, me eksperienca te reja. Fillo nje jete te re.

Gjerat e Mira

Ndihmo nje plak apo komshi te rregulloje shtepine qe i ka mbete vetem. Ndihmo miq apo familjare, ata gjithmone do kene gjera per ti ndihmuar. Ndihmo nje nene te re me femijen, fali dicka dikujt qe nuk ka, vizito nje te semure. Hiqe mendjen nga vetja e situata jote, e bej gjera te mira.

Shoqeria

Tako miq per dreke apo per darke, shko ne kishe, shko ne festa por mos e tepro me pije. Telefono nje shok per te kaluar nje pasdite. Dil me familjaret, me shoket e shkolles, me njerez qe nuk te lidhin me ishin dhe mos i fol askujt per problemet e tua.

Vetkujdesi

Ndrysho makeover, rroba te reja e stil te ri, rregullo dhembet, ndrysho edhe modelin e flokeve nese e mendon. Kujdesu per veten deri ne detaje, fli me shume dhe zgjohu me heret ne mengjes, e ha ushqime me te mira. Kur te ndihesh mire fizikisht, do ndihesh ashtu edhe ne emocione. Merru me pune, mos ler shume kohe te lire, qofte edhe nje pune dytesore. Bej nje jete te shendetshme per vete.

Egoja

Ver kufinj dhe standarte te reja per marredheniet e tua te reja. Vendos ca do tolerosh e ca jo dhe sigurohu mire ca kerkon ne partnerin tjeter. Tregoju njerezve si duhet te te trajtojne e tregoju qe ti e respekton veten.

Edukimi i shpirtit

Jepi vetes pak kohe qe te sherohesh nga e shkuara dhe meso prej saj. Bisedo e lexo rreth braktisjeve, refuzimeve, dimbjeve, dhe lidhjeve te shendetshme. Shko ne kishe, lutu!