Sindroma e burrit pa fytyre

Sindroma e burrit pa fytyre

Njeriu eshte nje qenie qe ushqehet me fantazi. Shpesh, ajo qe na eksiton ose na mban te lidhur pas dikujt nuk eshte vetem personi fizik, por konteksti dhe skenari qe kemi ndertuar ne koken tone rreth atij personi. Por cfare ndodh kur ky skenar perplaset me nje fytyre te vertete, me mish e me kocke?

Ne psikologjine e marredhenieve ekziston nje fenomen i heshtur, por jashtezakonisht i fuqishem: ndryshimi radikal i perceptimit per partneren ne momentin qe skena popullohet nga "tjetri" - qofte ky burri i saj aktual ne nje lidhje te fshehte, apo ish-i i saj ne nje lidhje te kaluar por legjitime.

Faza e pare e kesaj lloj marredhenie, eshte flluska e izoluar dhe sekreti. Kur je ne nje marredhenie me nje grua te martuar, seksi dhe terheqja shpesh arrijne nivele te larta pikerisht sepse funksionojne ne nje vakum moral dhe social. Per aq kohe sa burri i saj eshte thjesht nje koncept abstrakt, pra nje emer qe permendet kalimthi ose nje hije e padukshme, mendja jote e ka te lehte ta izoloje ate grua brenda flluskes tuaj. Ne ate flluske ekzistoni vetem ju te dy. Kenaqesia ushqehet jo vetem nga rreziku, por edhe nga ndjesia e perjashtueshmerise se momentit. E njejta gje ndodh edhe me nje partnere single. Per sa kohe e kaluara e saj eshte thjesht nje tregim pa fytyre, ti je mbreti i territorit te saj aktual.

E di, kur nje marredhenie mbetet brenda nje tullumbaci, ku ekzistoni vetem ti dhe ajo, mendja nderton nje narrative te izoluar, ku kenaqesia dhe seksi funksionojne pa peshen e jashtme.

Pastaj vjen goditja e realitetit, kur "koncepti" merr nje fytyre. Gjithcka ndryshon ne sekonden qe ti e sheh ate burre; kur sheh syte e tij, shprehine e fytyres, ndoshta thjeshtesine ose vulnerabilitetin e tij njerezor. Sepse sapo shfaqet fytyra e burrit (ose e ish-it), tullumbaci plas. Dhe ajo nuk eshte me thjesht nje objekt deshire e izoluar; ajo subjektohet ne nje rrjet mardheniesh, tradhtish, historish, dhe krahasimesh. Nga disponueshmeri ideale, kthehet ne nje person me implikime reale.

Ne ate cast, ndodh nje thyerje e madhe psikologjike dhe brenda teje krijohen disa ndjesi konfuze.

Se pari, te therret ndjenja humane. Burri i tradhtuar ose ish-i i braktisur, nuk eshte me nje rival imagjinar apo nje personazh i keq ne nje film; ai eshte nje njeri i vertete. Fantazia seksuale zhvishet nga misteri dhe vishet me faj, ose thjesht me nje ndjesi banaliteti.

Se dyti, demistifokohet femra. Ajo grua qe deri dje dukej si nje perendeshe e paarritshme ose nje partnere perfekte, papritur shihet permes nje lenteje tjeter. Ti fillon ta shohesh ate permes syve te burrit te saj (ose ish-it). Ajo kthehet ne toke, e zhytur ne nje dinamike tokesore dhe shpesh te rremujshme e me gabime.

Se treti, ti ndihesh ne nje triangulitet. Pa deshiren tende, ti futesh ne nje marredhenie treshe mendore. Tani, sa here qe e shikon ate, pas shpines se saj shfaqet imazhi i mashkullit tjeter. Perceptimi erotik zbehet sepse mendja nuk eshte me e fokusuar te pastertia e deshires, por te krahasimi dhe implikimet e realitetit.

Mos harro: Dallimi mes te degjuarit per dicka dhe te parit me sy, eshte kufiri ku fantazia vdes dhe fillon llogaridhenia emocionale.

Por pse vdes fantazia dhe fillon llogariadhenia, dhe pse ndryshon perceptimi mbi ate grua? Nuk behet fjale per moralizem te thjeshte. Eshte nje mekanizem mbrojtes i egos dhe nje reagim ndaj humbjes se "eskluzivitetit psikologjik". Kur njeh ishin ose sheh burrin e partneres tende, ti kupton se nuk je i paret, as i vetmi, dhe as jashte impaktit te botes reale. Ajo grua nuk te perket me as ne nivel fantazie; ajo ndan te njejtin ajer, te njejten histori, te njejtin shtrat, dhe ndoshta te njejtat deshira, me ate fytyre qe ti sapo pe.

Por kjo eksperience tregon se sa e brishte eshte terheqja njerezore kur ajo bazohet ne kushte te izoluara. Ne nuk bejme seks apo dashuri vetem me trupin e tjetrit, por edhe me historine e tij. Dhe ndonjehere, kur ajo histori merr nje fytyre konkrete, magjia e ndaluar thjesht zhduket, duke na lene perballe pyetjes se madhe: A na pelqente vertet ai person, apo thjesht na pelqente "loja ne erresire"?

Social Media
Mbi Materialin
Materiali i publikuar ne kete rrjet, eshte i natyres argetuese dhe nuk perfaqeson keshilla profesionale apo rrefime autentike mbi ngjarje reale. Materiali, gjithashtu, nuk ka per qellim te ofroje udhezime specifike per rrethana te vecanta dhe nuk duhet te merret si baze per ndonje vendim, per te ndermarre veprime, apo per te mos marre masa per ndonje ceshtje qe mbulon. Lexuesit duhet te marrin keshilla profesionale aty ku eshte e pershtatshme, para se te marrin ndonje vendim te tille sic pershkruhet ne materialet e faqes.