Sjellje ne rrjetet sociale qe konsiderohen tradheti
Para shumë kohësh

Shume nga ne e mendojne tradhetine thjesht nje pabesi ne sjellje epshore, qe mund te filloje nga puthja e nje kolegu ne zyre deri te mbremjet romantike me nje ish te dashur ne ate hotelin e shtrenjte ne kryeqytet. Megjithate, ne moshen dixhitale kur ne jetojme, tradhetia gjendet ne me shume se prekjet apo puthjet ne cepa te rrugicave. Ne nje studim se fundmi, US Rates and Statistics, citon se shkak i larte i kolapseve te lidhjeve deri ne divorcet e shume cifteve, eshte edhe keqperdorimi i rrjeteve sociale - ne te pakten nje te tretat e rasteve. Dhe derisa rrjetet sociale u japin drite shume mundesive per te qene i pandershem, atehere nuk jane vetem kafet e telefonatat, shenjat ku duhet te alarmohemi; qe nga mesazhet flirtuese, deri tek shkembimi i fotove intime, keto sjellje ne rrjete sociale mund te konsiderohen tradheti ne menyrat e tyre, dhe domosdmo, arsye te mjaftueshme per "t'ia helle nje sy" partnerit.
- Te krijosh profile te rreme
Edhe pse ka gjithmone mundesi qe dikush ta kete te pakten nje profil te rreme, qofte kjo per lojera si Texas Holdem Poker, apo per te bere shaka me dike apo ndaj dikujt sic jane faqet ironizuese te politikaneve - prape, kjo eshte nje shenje qe te jep mundesi te dyshosh. Nese ti ke nje profil te rreme ne Facebook dhe partneri jot nuk eshte pjese e ketij profili, atehere eshte shume e drejte dhe e pafajshme qe ai te kete dyshim per tradheti.
- Te postosh foto flirtuese
Nese ngjyrat e fotove te tua kane ndryshuar brenda javesh nga foto te zakonshme shoqerore apo familjare ne foto te tipit flirtues apo shakaxhi, atehere ka mundesi te kete tradheti. Te postosh foto me qellim per te tunduar apo ngacmuar dike, dike qe nuk eshte partneri jot, nuk eshte aspak veprim i pafajshem.
- Te perdoresh emra dhe kode
Nese po u vendos emra te ri kontakteve qe ke ne celular apo po tenton te komunikosh me profile te rreme ne rrjete sociale, atehere duket se ti ke dicka per te fshehe. Nese je i drejte dhe partneri te beson ty, nuk duhet te ndiesh nevojen per te fshehe kontaktet prej tij.
- Te vezhgosh pandare statuset e dikujt
Po po, edhe partneret me te sinqerte, here pas here, do shohin ne profilin e Facebook-ut te nje ishi. Megjithate, nese po sheh shume shpesh per foto apo statuse te reja, ti po ja vjell kohen qe duhet tia kushtosh partnerit tend, dhe ke hyre ne shinat e pabesise.
- Te ndjekesh njerez te panjohur
Te ndjekesh dike ne Instagram vetem se mendon se eshte i bukur apo i lezetshem, nuk eshte nje gjest aq i pafajshem sa duket. Nese nuk e njeh dike, por vendos ta ndjekesh ne Instagram vetem fale fizikut qe paraqet ne foto, ngaqe ti po e admiron bukurine e tij dhe po perpiqesh te hysh ne kontakt - kjo eshte nje tradheti ne tentative.
- Te komentosh ne foton e ishit
Ti komentosh "Urime" fotos se ishit qe ka linde nje femije te bukur - eshte ok. Por ti pergjigjesh ne Instastory vajzes qe po ben banjo dielli, e ti thuash do doja te isha ty, ky nuk eshte nje gjest shume i pafajshem.
- Te dergosh mesazhe flirtuese
Ato mesazhet qe ja dergon fiksimit ne privat, duke i thene sa e bukur duket, nuk mund te jene krejt pa pasoja. Edhe nese ndihesh i qete pas ekranit, nese ti e sheh te dashuren tende ne te njejtin veprim, a sdo ndiheshe i tradhetuar?
- Ti besosh dikujt tjeter online
Intimiteti nuk vepron vetem fizikisht. Nese po i beson dicka dikujt tjeter online, dhe po mbeshtetesh tek ai per suport emocional, duhet te ndihesh ne faj per tradheti.
- Te rikujtohesh me ishin
Shume ish te dashur mund te jene shoke ne rrjetet socile, pa incidente. Por, nese shoqeria jote me ishin, ne rrjete sociale, nis te rikujtoje takimet e bukura qe kishit bashke, apo me keq akoma, kujtoni puthjet ne cepat e rrugeve, atehere partneri jot ska faj nese ndihet i tradhetuar.
- Te dergosh shume fotografi
Pervec nese po pyet nje mik te afert te familjes rreth nje veshjeje apo rreth dy veshjeje ku duhet te zgjidhesh njeren, dergimi i fotove personale tek njerez te rrjeteve sociale qe nuk i perkasin familjes, eshte pergjithesisht nje gjest i tepruar nese je ne nje lidhje monogame.
- Te perdoresh emoji sexy
Vetem ngaqe nuk po perdor fjale te papranueshme, nuk do te thote se nuk po e kalon limitin. Emoji-t, mund te rrefejne ashtu si edhe nje foto e gjalle e me ngjyra. Nje patellxhan ketu e nje pjeshke atje, dhe ti po ja ben vete gropen vetes.
- Te mesazhosh ishin
Nese ishi jot ka nje kuti te gjerave te tua dikur, thjesht, kerkoja ta marresh mbrapsh. Dhe merre thjesht. Mesazhet here pas here me pyetje, pergjigje, diskutime rreth vendit ku duhet takoheni qe te marresh kutine, mund te jene shkak i mire per pakenaqesine e partnerit.
- Te fshish gjera nga kompjuteri
Nese ke nevoje qe vazhdimisht te fshish foto apo gjurme te atyre qe ke takuar ne rrjetet sociale, quaje veten ne gracke. Nese vertete mendon se nuk ka problem nese ajo cka fshive, do gjendej, atehere sduhet te kesh kurre arsye per ta fshire.
- Te dergosh mesazhe flirtuese shokeve
Njerezit e kane ne natyre te deshirojne tua miratojne cilesite. Megjithate, nese shoket te mesazhojne shpesh, ne menyre flirtuese, duke te kujtuar sa e zgjuar apo sa e kendshme apo sa e bukur je, po futesh ne nje territor te zymte te pabesise.
- Te komentosh njerezit fizikisht
Ka njeqind menyra per te vleresuar dike pozitivisht pa hyre ne komplimente te thella. Kur fillon te lesh komente te etshme neper fotot e njerezve, ti po kalon nga te qenit nje shok pasiv, ne nje shok flirtues dixhital.
- Te tregosh sekrete
Partneri jot duhet te jete personi qe i tregon gjithcka. Nese ti po i beson dikujt teper dhe po i tregon gjera qe e fakt as partnerit tend nuk ia tregon, atehere vere nje tjeter firme ne fleten e tradhetive.
- Te shekembesh info te detajuara kontakti
Nese shoqeria jote me nje shok ne rrjete sociale eshte vertete e paster, nuk duhet te kete ndonje arsye te vertete per te kaluar ne rruge te tjera. Edhe nese ti nuk e ke qellim qe te shkosh ne tradheti duke kaluar nga Facebook-u ne WhatsApp, prapeseprape eshte, te pakten, nje arsye per te dyshuar.
- Te besh shoke te ri seksi
Rrjetet vertete sherbejne per te bere shoke te rinj apo per te mbajte kontaktin me te vjetrit. Megjithate, nese ti vazhdimisht merr apo dergon kerkesa te reja nga njerez bazuar ne asgje tjeter pervec fotove te profilit, kjo eshte nje shenje qe ti nuk je totalisht i besueshem.
- Te dergosh mesazhe te vecanta
Flirtimi ne rrjete sociale mund te evoloje shpejt ne dicka me serioze. Nese po dergon mesazhe seksuale apo te koduara, mos u suprizo nese partneri jot do konsideroje nje bisede serioze me teme qe lidhet me besimin.
- Te besh plane per tu takuar
Sigurisht, dhe per shkak se, tradhetia dixhitale con ne tradheti ne jeten reale, gjithashtu. Ne perjashtim te familjareve dhe shokeve te perbashket, kur planifikon te takohesh me dike qe e njohe online dhe pa nje arsye specifike, atehere mund ta konsiderosh veten shume lehte tradhetar.
Kjo eshte pershtypja ime, bazuar ne jete dhe eksperienca, rreth menyres se si lindin dhe zhvidhohen tradhetite ne rrjete sociale. Nuk mendon si une? Ke dicka tjeter qe une se kam permende? Perse nuk komenton me poshte?
© 2015 - pasion.al | autoresia, te drejtat, dhe kontakti
Komento dicka