Ti do paguash kostot e meshkujve te tjere
Dje, 12:59
Ka nje te vertete qe askush nuk ta thote kur hyn ne nje lidhje me nje grua qe ka histori: ti nuk po hyn ne nje fushe te zbrazet; ti po hyn ne nje fushe te minuar!
Aty ka gjurme, ka kujtime, ka premtime te thyera, ka nete me lot, ka zhgenjime qe nuk i ke shkaktuar ti, por qe ti do ti perballosh. Dhe kjo eshte pjesa e hidhur. Ti mendon se po ecen normalisht. Po ben nje pyetje te thjeshte. Po kerkon afersi. Po kerkon transparence. Po kerkon thellesi. Dhe papritur: shperthim!
Nje reagim i tepruar. Nje ftohtesi e papritur. Nje nervozizem qe nuk perputhet me situaten. Dhe ti mbetesh aty i hutuar duke pyet veten "Cfare bera?" Asgje. Asgje nuk bere. Por ti shkele mbi nje mine qe dikush tjeter e ka vendosur vite me pare.
Ndoshta ish-i e tradhtoi. Ndoshta e manipuloi. Ndoshta e perdori. Ndoshta e trajtoi si opsion. Ndoshta e shfrytezoi. Dhe tani, kur ti kerkon dicka krejt normale, ajo nuk po reagon ndaj teje. Ajo po reagon ndaj kujtimit te tij. Ti do paguash abuzimet e tij.
Nuk ka rendesi nese ti je korrekt, nese ti je i sinqerte. Nuk ka rendesi as nese ti nuk do ta beje kurre ate qe ai beri. Trupi i saj mban memorie. Psiqika e saj mban alarm. Kur ti vonohesh nje ore - alarm. Kur ti kerkon hapesire - alarm. Kur ti nuk pergjigjesh menjehere ne telefon - alarm. Sepse dikur, dikush tjeter, e perdori ate hapesire per ta lenduar. Dhe tani, ti paguan.
Pjesa qe dhemb me shume per ty e per cdo mashkull eshte se, ti sdo e shijosh dot si ai. Ti e do te plote, ti e do te hapur, ti e do pa frena, pa rezerva. Por ai tjetri e pati para teje, ne nje kohe kur ajo ishte me naive, me e papermbajtur, me e cliret. Me ty, ajo eshte me e kujdesshme, me e rezervuar, me e frikesuar te leshohet plotesisht. Jo sepse ti nuk mjafton, por sepse ajo tashme e di cfare kushton te leshohesh. Dhe ti e ndien kete. E ndien qe dicka mungon. E ndien qe ajo nuk po e jep 100% si dikur, e kupton pse, dhe kjo emocionalisht te ha. Papushim.
Do kete momente kur ajo do te shpertheje ne nerva per gjera qe nuk kane lidhje me ty. Nje fjali e jotja do te preke nje plage te vjeter. Nje ton zeri do ti kujtoje nje debat te dikurshem. Nje situate intime do te zgjoje nje kujtim qe ti as nuk e imagjinon. Dhe ti do ndihesh fajtor per dicka qe se ke bere kurre. Sepse ne nenvetedije, ti je bere simboli i meshkujve.
Dhe kjo eshte barra, e verteta qe askush nuk do ta pranoje. Te gjithe flasin per bagazhin emocional, por rralle flitet per koston qe nje burre paguan kur hyn ne jeten e nje gruaje te lenduar.
Ti duhet te jesh me i duruar. Me i forte emocionalisht. Me i vetekontrolluar, me i qete, me i bute. Ti duhet te riparosh ate qe dikush tjeter e theu. Dhe ndonjehere, pavaresisht perpjekjeve, ajo serish do te dyshoje ne ty. Serish do te te testoje, serish do te mbaje nje mur te vogel mes jush. Sepse frika eshte me e forte se logjika.
Por ka dhe nje ane tjeter kjo medalje. Po, ti do paguash kostot e meshkujve te tjere.
Por ajo gjithashtu po paguan kostot e zgjedhjeve te saj. Askush nuk del pa pasoja nga marredheniet. Dhe a je ti i gatshem ta perballosh kete? Sepse nese vendos te qendrosh, duhet ta besh me sy hapur. Jo me iluzionin qe ajo eshte flete e bardhe. Jo me pritshmerine qe do ta perjetosh si i pari.
Dashuria ne moshe te rritur nuk eshte fillim nga zero, eshte vazhdim i historive te paperfunduara. Dhe ndonjehere, forca e nje burri nuk matet nga sa shume merr, por nga sa shume eshte i gatshem te sheroje.
© 2015 - pasion.al | autoresia, te drejtat, dhe kontakti | version minimal
Komento dicka