Tradhtia ndodh kur mungojne parimet
Të Marten, 17:05
Ka nje menyre shume te rehatshme per ta shpjeguar tradhtine: mungese dashurie, mungese seksi, mungese vemendjeje, merzi, krize moshe, karakter i dobet, tundim i forte. Dhe ne siperfaqe, te gjitha keto duken te arsyeshme. Por nese heqim justifikimet dhe mbetemi vetem me thelbin e problemit, pyetja behet me e sakte: pse dy njerez perballen me te njejtat tundime, por vetem njeri tradhton? Cfare e ndalon njerin dhe e le tjetrin te rreshqase?
Pergjigjja qe rralle pelqehet eshte kjo: tradhtia ndodh kur mungojne parimet.
Parimet nuk jane emocione. Nuk jane as ndjenja te bukura qe zgjasin sa zgjat entuziazmi i fillimit. Parimet jane kufij te vendosur paraprakisht, vendime te marra ne kohe qartesie per tu respektuar ne kohe dobesie, jane vendime te marra ne kohe te lehta per kohe te veshtira. Jane ajo vija e brendshme qe thote: "Ketu ndalem une!"
Dashuria luhatet, ndryshon, ndonjehere edhe nuk ndihet. Edhe konfliktet jane te pashmangshme, e cdo cift kalon periudha ftohjeje, zhgenjimi, moskuptimi. Por nese besnikeria varet vetem nga intensiteti i ndjenjave, atehere ajo eshte e perkohshme. Madje vete ndjenjat jane te perkohshme. Ato vijne dhe ikin. Parimet, nese jane te verteta, qendrojne.
Tradhtia nuk ndodh brenda nje nate. Ajo eshte nje zinxhir vendimesh te vogla: nje mesazh qe nuk duhej derguar, nje bisede qe kalon kufirin, nje sekret qe fillon te ndertohet, nje justifikim i vogel qe e ben te pranueshme hapin tjeter. Askush nuk zgjohet nje mengjes dhe bie rastesisht ne tradhti. Njeriu e kalon vijen kur nuk ka vendosur kurre nje vije te qarte.
Kur dikush thote: "U ndjeva i vetmuar", "Nuk mora vemendjen qe doja", "U ndjeva i padeshiruar", ai po pershkruan emocione reale. Por emocionet nuk jane arsye morale. Ato jane gjendje. Nese cdo gjendje e brendshme justifikon nje veprim te jashtem, atehere karakteri behet i lekundshem si era. Parimi ekziston pikerisht per momentin kur emocionet te shtyjne ne drejtim te gabuar.
Mungesa e parimeve shpesh maskohet si spontaneitet, si kur jeton momentin, sikur nuk pranon kufizime. Por nje marredhenie serioze nuk ndertohet mbi impuls. Ajo kerkon strukture te brendshme, vetekontroll, aftesi per te thene "jo" edhe kur askush nuk po sheh. Besnikeria e vertete nuk provohet kur tundimi mungon; provohet kur tundimi eshte i pranishem dhe prape zgjedh te mos e kalosh vijen.
Ka edhe nje iluzion tjeter: ideja qe tradhtia eshte rezultat i mungeses se dashurise. Por shume tradhti ndodhin brenda marredhenieve ku dashuria ekziston. Problemi nuk eshte gjithmone mungesa e ndjenjes, por mungesa e nje strukture te brendshme qe e mban ndjenjen brenda kufijve te saj. Njeriu mund te dashuroje dhe prape te tradhtoje sidomos kur tradhetia eshte fizike, nese nuk ka vendosur parime qe e mbrojne marredhenien. Sepse parimet nuk jane burg, por jane mbrojtje. Ato mbrojne jo vetem partnerin, por edhe dinjitetin vetjak. Tradhtia nuk eshte vetem thyerje e nje besimi te jashtem, eshte edhe thyerje e nje premtimi qe i ke bere vetes. Kur dikush tradhton, ai nuk ka deshtuar vetem perballe partnerit, por edhe perballe identitetit te vet dhe madje edhe te identitetit human ne pergjithesi.
Dhe pyetja qe gabimisht shtrohet "Pse ndodhi tradhtia?", ajo duhet te jete: "Cfare mungonte brenda meje qe e beri te mundur?" Tundimet jane universale, mundesite jane te shumta, rrethanat jane te favorshme. Por ajo qe ndryshon nga nje njeri te tjetri, eshte struktura e brendshme. Sepse tradhtia nuk fillon ne shtrat, por ne mendje, ne momentin kur njeriu nuk ka ndertuar nje vije te qarte dhe te panegociueshme.
Dhe pikerisht aty qendron dallimi mes atij qe rreshqet dhe atij qe qendron. Jo te rrethanat, por te kufiri qe ekziston - ose qe nuk eshte ndertuar kurre.
© 2015 - pasion.al | autoresia, te drejtat, dhe kontakti | version minimal
Komento dicka