Tradhtia nuk eshte gabim – eshte zgjedhje
Para shumë kohësh
Ekziston nje genjeshter e perhapur qe duhet thyer nje here e mire: ideja se tradhtia eshte nje "moment dobesie". Nuk eshte. Tradhtia nuk ndodh rastesisht, nuk eshte rreshqitje emocionale dhe as pasoje e nje casti te paqendrueshem. Ajo eshte rezultat i nje zgjedhjeje te vetedijshme. Tradhtia nuk ndodh sepse dikush "humbi kontrollin", por sepse vendosi ta kaloje nje kufi.
Akti seksual eshte vetem fundi i nje procesi qe ka nisur shume me heret. Tradhtia fillon me largimin emocional: mesazhet "e pafajshme", bisedat qe justifikohen si shoqerore, ndjesia se "dikush tjeter me kupton me mire". Ne momentin kur trupi perfshihet, lidhja tashme eshte thyer nga brenda. Besnikeria ka skaduar me heret. Trupi thjesht shfaq ate qe zemra ka vendosur prej kohesh.
Askush nuk "bie" rastesisht ne tradhti. Ajo kerkon organizim dhe plan, jo impuls: kohe te gjetur, justifikime te pergatitura, genjeshtra te menduara, mesazhe te fshira dhe alibi te ndertuara me kujdes. Kjo nuk eshte konfuzion emocional – eshte koreografi. cdo hap eshte i menduar dhe cdo veprim eshte i qellimshem. Tradhtia nuk eshte pasoje e pasionit te pakontrolluar, por e nje vullneti qe ka vendosur te mos respektoje me kufijte e lidhjes.
Pas tradhtise, nese zbulohet, rrallehere pranohet pergjegjesia e plote. Ne vend te saj shfaqen justifikimet: "nuk me kushtoje vemendje", "nuk ishe me i njejti", "u ndjeva e padukshme". Por tradhtia nuk lind nga mungesa e vemendjes. Ajo lind nga ndjenja e privilegjit – nga ideja se dikush meriton gjithcka pa dhene llogari per asgje. Kur realiteti nuk ushqen me fantazine, kerkohet nje tjeter burim vleresimi.
Por pas tradhtise, nese nuk zbulohet, gjithcka ne dukje vazhdon normalisht: buzeqeshje, rutina, fjale dashurie. Por dicka ka ndryshuar. Afersia ndjehet e shtirur, perkedheljet humbasin sinqeritetin dhe cdo gjest behet mbulim i fajit. Kur dashuria shnderrohet ne performance, lidhja nuk eshte me marredhenie – eshte rol. Dhe partneri nuk eshte me i dashur – eshte pjese e nje skenari.
Ne nje shoqeri ku tradhtia relativizohet, ajo pushon se qeni skandal dhe kthehet ne "vete-shprehje". Infideliteti shpesh justifikohet si proces personal, si "sherim" apo "rritje". Dhe kur pasojat mungojne ose zbuten, zgjedhja per te tradhtuar behet me e thjeshte. Dhe aty ku mungon pergjegjesia, mungon edhe pendesa e vertete.
Tradhtia nuk eshte gabim, por eshte mendesi. Nuk eshte humbje kontrolli, por humbje karakteri. Nuk eshte rreshqitje, por hap i vetedijshem. Dhe dikush qe te tradhton, nuk te humb rastesisht, por te zevendeson. Dhe pasi ai kufi eshte kaluar, marredhenia nuk eshte me e njejte. Sepse falja eshte zgjedhje personale. Por rindertimi kerkon dicka qe tradhtia e shkaterron: besimin. Dhe pa te, distanca nuk eshte ndeshkim – eshte mbrojtje.
© 2015 - pasion.al | autoresia, te drejtat, dhe kontakti | version minimal
Komento dicka