Blog / Vajzat qe largohen ne heshtje

Nje jete e gezueshme, eshte jeta me eksperienca qe ndahen me te tjeret.

Shpesh, degjojme histori te vajzave qe largohen nga nje lidhje pa dhene shpjegime, duke lene pyetje pa pergjigje nga pas dhe djem te deshperuar qe nuk mund te flene naten nga mendimet. Po ca mendojne keta djem, si e shohin situaten?

Mondi thote, "kemi qene se bashku per mbi nje vit, dhe gjithcka duket mire e bukur. Por papritur ajo u zhduk nje dite - filloi te mos hape telefonit, te mos u pergjigjet mesazheve, emaileve. Nje dite e pashe ne nje feste dhe, ju afrova e ajo as qe me foli".

Leoni thote, "kemi qene cift per dhjete vite. U largova nje fundjave me shoket e punes dhe kur u ktheva pas dy ditesh, ajo kishte paketuar cantat e kishte ike. Thjesh iku. Provova ta telefonoj dhe, ma mbylli."

Mario thote, "kemi pase nje lidhje te mrekullueshme. Ajo gjithmone u shprehte se kjo eshte vertete cka donte. Derisa nje nate, pasi beme dashuri - as qe e mendoja se ishte hera e fundit. Te nesermen iku, dhe ka dy vite qe skam arrite te flas me te."

Xhoni thote, "sigurisht, kemi pase ndonje problem, por mendoja se jemi te vendosur ti tejkalojme ato duke u dashur e duke punuar. Deri nje dite qe erdhi me tha se ka marre fund. Kaq."

Keshtu flasin djemte; po vajzat ca thone? Cila eshte ana tjeter e medaljes? Zakonisht, keto vajza jane ne lidhje qe thjesht nuk ndihen mire, dhe nuk dijne si ta cojne zerin qe tu degjohen ankesat, dhe nuk dijne si te bejne ndryshimin ne lidhjen e tyre. Nganjehere ato vuajne ne heshtje per muaj, a ndoshta edhe per vite, derisa soset durimi nje dite. Nganjehere ato perpiqen te flasin per ca ndiejne, e gjithcka perfundon ne zenke, ose thjesht askund. Por me shpesh, ato ndihen konfuze dhe ne faj per ndjenjat e tyre dhe paaftesine per ti sistemuar. Ato mendojne dhe i frigesohen lendimit, dhimbjes, loteve, dhe qendrojne ashtu ne heshtje pa dite rrugedalje deri ne ikje.

Eshte tmerresisht traumatike dhe e dhimbshme te te lene papritur pa ndonje shpjegim. Kjo gje sfidon gjithcka je e gjithcka ke menduar se di rreth partneres, rreth vetes, rreth dashurise, rreth gjithe jetes ne pergjithesi. Eshte po ashtu e dhimbshme te jesh ne anen tjeter, te jesh ajo vajza qe sdi te shprehet, te jesh ajo vajza qe sdi asnje rruge tjeter komunikimi pervecse te dali per-dere.

Por gjeja me e trishte akoma eshte kur mendon se kjo dhimbje mund te shmanget, por ne nuk mesojme kurre si behet. Ne skemi pase kurre dike qe na meson si te komunikojme me zgjuarsi, ne menyre qe te na degjojne e te na kuptojne. Skemi mesuar kurre si te flasim as si te degjojme ne menyre qe te fitojme me shume besim e lehtesi ne te shprehur, apo si te gjejme rrenjen e konfliktit e si ta zgjidhim ate, ne vend qe te zihemi vazhdimisht per te njejtin problem, pa zgjidhje, derisa marrim fund perbrenda, e dalim perjashta...