Zgjedhja e pare, apo shansi i fundit?

Zgjedhja e pare, apo shansi i fundit?

Ne diten e dasmes se saj, ndersa muzika mbush sallen dhe gotat perplasen si kambana te vogla gezimi, ajo buzeqesh pa pushim, aq shume sa nofullat i dhembin, aq shume sa duket sikur po mban nje maske te bukur porcelani qe rrezikon te cahet ne cdo sekonde. Te gjithe rreth saj e shohin dhe thone "sa nuse e lumtur", "sa cift i qete", "sa me fat qe e gjeti me ne fund", ndersa ai i rri prane me doren e saj shtrenguar, si dikush qe ka frike se mos e humb, dhe ajo e mban lehte, pothuajse me miresjellje, si te mbante doren e nje shoku te vjeter, jo te burrit per te cilin supozohet se do digjej nga dashuria.

Fotot dalin perfekte, dritat e bardha e bejne lekuren e saj te shkelqeje, fustani i bie si ujevare mbi trup, familja qesh, dajot e tezet bertasin urime, dikush hedh valle, dikush qan nga emocionet, dhe gjithcka duket si fundi i nje perralle te bukur.

Por askush nuk e di qe kjo nuk eshte nje perralle. Eshte nje marreveshje me jeten. Sepse ajo nuk martohet ngaqe e gjeti dashurine e jetes, por ngaqe eshte lodhur duke e kerkuar.

Dikur ka qene ndryshe, dikur ka qene ajo vajza qe besonte marrezisht, qe dashuronte me gjithe trup e shpirt, qe rrinte zgjuar naten duke bere plane per shtepi, per femije, per udhetime, qe fliste per dashurine si per nje zjarr qe te djeg e te sheron njekohesisht, dhe kur dashuroi per here te pare u hodh pa frike, si femija qe hidhet ne det pa ditur not sepse do ta mbanin krahet e babit.

Kater vite. Kater vite pritje. Kater vite premtime. Kater vite "edhe pak, edhe pak". Dhe pastaj nje dite ai u largua me nje fjali te thate, "nuk jam gati", duke lene pas jo vetem nje ndarje, por nje boshllek qe i hengri asaj vitet me te bukura si krimb ne dru.

Pastaj erdhi i dyti, me serioz, me i pjekur, me bindes, me fjale te bukura dhe plane konkrete, aq konkret sa ajo filloi serish te besoje, te ndertoje keshtjella ne ajer, derisa nje mesazh i gabuar, nje nate e zbuluar, nje tradhti e ftohte si thike ne mish e beri te kuptoje se kishte dashur serish dike qe nuk e kishte zgjedhur kurre vertet.

Dhe keshtu, me cdo deshtim, ajo nuk behej me e forte sic thone filmat. Por behej me e heshtur. Me e ftohte. Me llogaritese.

Zemra nuk i rrihte me me vrull, vetem i maste rrezikun. Nuk i thoshte me "dua dike qe te me cmende", por i thoshte "dua dike qe te mos me lendoje".

Dhe kjo nuk ishte pjekuri. Ishte mbijetese!

E kur ai me te cilin martohet sot, hyn ne jeten e saj - ai nuk sjell stuhi, nuk i merr frymen, nuk e ben te dridhet kur i afrohet, por sjell dicka shume me te qete dhe shume me te sigurt: telefonata te rregullta, fjale te thjeshta, plane reale, nje pune te qendrueshme, nje logjike te shendoshe, nje dashuri te qarte qe vetem ngroh pak, qe nuk djeg dot, por as qe nuk ngrin e kjo siguri vlen me shume se zjarri qe se kerkon me.

Se pas kaq zhgenjimesh, ajo nuk kerkon me zjarr, por temperature normale. Nuk kerkon pasion, por kerkon paqe. Nuk kerkon te humbase koken, por kerkon, te fleje rehat. Ai nuk eshte mashkulli per te cilin do luftonte me boten. Por eshte mashkulli me te cilin mund te jetoje pa lufte. Dhe pa e kuptuar, kjo i duket e mjaftueshme.

Kur ai ulet ne gjunje dhe i nxjerr unazen, ajo nuk shperthen ne lot, nuk i dridhen duart, nuk ndien boten ti shembet nga emocioni, thjesht buzeqesh me nje qetesi te cuditshme, si dikush qe sapo ka marre nje vendim te arsyeshem, nje investim te sigurt, dhe thote "po" me nje ze te qete, te matur, jo sepse nuk jeton dot pa te, por sepse me te, jeta duket me pak e rrezikshme.

Dhe ndoshta kjo eshte drama me e madhe qe nuk duket. Sepse nuk ka britma. Nuk ka lot. Nuk ka tragjedi. Ka vetem nje heshtje te gjate, te padukshme, ku nje zemer qe dikur digjej tani thjesht rreh ngadale, me kujdes, duke mos dashur te ndieje shume.

Ai e do me gjithe shpirt, ai e respekton me gjithe logjike. Ajo shte zgjedhja e tij e pare, ajo eshte streha e tij.

Por ai… ai eshte thjesht shansi i fundit i saj. Dhe ndoshta asgje nuk eshte me e dhimbshme se te jetosh gjithe jeten me dike qe te zgjodhi jo sepse ishe i pazevendesueshem, por sepse koha po mbaronte. Sepse ne fund, te gjithe duam te jemi dashuria e madhe e dikujt, ajo per te cilen rrezikon gjithcka, ajo qe zgjedh edhe kur ka njeqind mundesi te tjera.

Askush nuk enderron te jete kompromisi.
Askush nuk enderron te jete rehatia.

Dhe askush nuk e pranon me ze te larte qe disa martesa nuk fillojne me "te dua". Fillojne me nje psheretime te gjate dhe nje mendim te heshtur: "Mire… le te mbaroje kerkimi."

Komento dicka
Dergo
Social Media
Mbi Materialin
Materiali i publikuar ne kete rrjet, eshte i natyres argetuese dhe nuk perfaqeson keshilla profesionale apo rrefime autentike mbi ngjarje reale. Materiali, gjithashtu, nuk ka per qellim te ofroje udhezime specifike per rrethana te vecanta dhe nuk duhet te merret si baze per ndonje vendim, per te ndermarre veprime, apo per te mos marre masa per ndonje ceshtje qe mbulon. Lexuesit duhet te marrin keshilla profesionale aty ku eshte e pershtatshme, para se te marrin ndonje vendim te tille sic pershkruhet ne materialet e faqes.