Ka nje gabim qe bejne shume meshkuj: mendojne se ekziston nje menyre universale per ti bere pershtypje nje femre. Shpenzojne para, blejne lule, dergojne mesazhe pa fund, organizojne darka dhe perpjekjen e tyre e matin me ate se sa shume kane dhene.
Por e verteta eshte pak me brutale. Jo cdo femer impresionohet nga e njejta gje. Ajo qe per njeren eshte romantike, per tjetren eshte e merzitshme. Ajo qe nje femer e quan “gjest i bukur”, nje tjeter mund ta shohe si minimumin e kerkuar. Disa duan vemendje, disa eksperience, disa siguri, disa luks, ndersa disa duan thjesht te ndihen te deshiruara.
Prandaj, para se te hapesh portofolin apo te fillosh te shkruash mesazhe ne oren 2 te mengjesit, kupto me pare me ke ke te besh. Sepse, e verteta e thjeshte eshte kjo: Nuk eshte gjithmone puna te japesh me shume. Eshte te dish cfare po vlereson ajo.
- Vajza qe e do ushqimin – mos i dergo lule. Coje per te ngrene. Ajo do ta kujtoje biftekun me gjate se buqeten.
- Vajza qe jeton per Instagram – mos i premto dashuri. Jepi nje vend ku mund te beje 30 story dhe te duket sikur po jeton jeten e endrrave.
- Vajza e palestres – harro cokollatat. Pyete per stervitjen e saj, bli nje gje qe i hyn ne pune dhe mos prek ushqimin e saj te pergatitur per javen.
- Vajza qe do luksin – nuk ka nevoje ti thuash sa shume fiton. Ajo do ta shohe vete. Makina, restoranti, hoteli… detajet flasin me fort se fjalet.
- Mamaja beqare – mos u sill sikur femija i saj nuk ekziston. Nje gjest i vogel per femijen e saj mund te vleje me shume se nje dhurate e shtrenjte per te.
- Vajza romantike – lule. Mesazhe. Darka. Gjeste te vogla. Ajo nuk kerkon domosdoshmerisht para; kerkon te ndihet e vecante.
- Vajza e forte dhe e pavarur – mos u perpjek ta shpetosh. Thjesht tregoji se je nje mashkull qe nuk trembet nga karakteri i saj.
- Vajza qe thote “sme intereson asgje” – kujdes. Shpesh kjo do te thote: “dua te shoh sa perpjekje do besh pa ta kerkuar une.”
- Vajza qe eshte mesuar me vemendje – mos u bej nje tjeter adhurues ne radhe. Vemendjen e kane me bollek. Ajo qe nuk e kane gjithmone eshte nje mashkull qe nuk vrapon pas tyre.
- Dhe ne fund, vajza qe vertet te pelqen – mos luaj asnje nga keto lojera. Fol me te. Degjoje. Behu interesant. Dhe mbi te gjitha, mos u perpjek te blesh ate qe duhet te fitohet.
Sepse realiteti “i frikshem” eshte ky: Nuk ka nje formule qe funksionon per cdo femer.
Disa duan vemendje.
Disa duan stabilitet.
Disa duan aventura.
Disa duan luks.
Disa duan thjesht nje mashkull qe nuk i lodh.
Dhe ndonjehere, gabimi me i madh qe ben nje mashkull eshte te harxhoje para, kohe dhe energji duke u perpjekur te fitoje nje femer qe nuk e ka zgjedhur kurre ate. Mos e bli dashurine. Zbulo nese ekziston!
Thuaj dicka për këtë artikull...