E di qe eshte nje loje e rrezikshme, por kur sheh ate trup te lidhur qe te sfidon aq afer, zotimet kthehen ne nje vije te holle kufiri qe pretendon se nuk e sheh.
rrefim
Rrefimi 8 / 10, nga sezoni: Hábitats Compartidos
Lagjja ime ka gjithmone ritmin e saj te pergjumur, te parashikueshem dhe monoton, ku cdo fytyre qe kalon eshte nje imazh i pare qindra here me pare. Por gjithcka ndryshoi pak muaj me pare. Ne dyqanin e vogel anash rruges kryesore, aty ku dritat e neonit ndricojne zymtesine e trotuareve cdo mbremje, vjen nje shitese e re. Quhet Eneda. Ne fakt, qe heren e pare qe e pashe, qe isha duke blere dicka krejt te rendomte - kur ngrita syte per te marre kusurin, dora ime mbeti pezull ne ajer. Ajo ishte ndryshe. Kishte nje trup qe binte menjehere ne sy, nje siluete qe dallohej edhe nen uniformen e thjeshte te punes, dhe nje bel aq te holle sa te krijonte iluzionin e nje brishtesie qe binte ne kundershtim me forcen e pranise se saj. Por ajo qe me gozhdoi ishin syte. Sy te gjelber, te thelle, te paster si xhami por te ndezur nga nje drite e fshehte, e cila duket se te fton te mekatosh, te braktisesh cdo rregull dhe te zhytesh ne nje loje qe nuk premton kthim pas.
Shikimet tona kthehen shpejt ne nje ritual te perditshem. Nuk jane ende ato flirte te hapura e te zhurmshme qe behen me fjale te medha, por dicka shume me e ngarkuar, nje tension elektrik qe mund te ndihej ne ajer cdo here qe afrohem te kasa per te paguar dicka. Une i bej komplimente te lehta per detaje te vogla - per nje kopse te zberthyer pak me shume se zakonisht, per menyren se si floket i bien mbi supe, apo per driten qe syte e saj marrin ne varesi te orarit te dites. Ajo buzeqeshte, gjithmone me nje lloj vetedijeje te fshehur, duke me pare drejt e ne sy sikur ta dije saktesisht se cfare po ndodh brenda mendjes sime sa here qe trupi i saj i lidhur dhe elegant leviz pas banakut per te sistemuar produktet a per te kthyer kusuret.
Me pas, vjen dita kur rastesia vendos te thyeje muret e dyqanit. Eshte nje paradite e ngrohte dhe une po ec ne nje rruge pak me larg lagjes, nga qendra nga sheshi, kur e shoh. Eneda eshte jashte orarit te punes, pa ate perparesen e thjeshte qe ia fsheh format. Ka veshur nje bluze te thjeshte qe i tregon qafen e gjate dhe xhinse qe ia theksojne ne menyre perfekte kembet e gjata dhe trupin e tonifikuar. Ndalon te beje punet e veta. Pershendetja eshte e ngrohte, e shoqeruar me ate buzeqeshjen e saj te zakonshme qe ia ben syte jeshile te shkelqejne ne driten e diellit. Bejne nje bisede te shkurter e kazuale, nga ato qe nuk thone asgje ne siperfaqe, por qe sherbejne si ure per tu afruar me shume.
Te njejten pasdite, kembet me cojne serish ne dyqan, pothuajse instinktivisht. E gjej pas kases, ndenjur te rikthyer ne rutinen e saj. Kur afrohem, e veshtroj me nje buzeqeshje ngacmuese dhe i them:
- Gati nuk te njofta paradite pa uniform. Uf, ishe ne fluturim.
Ajo leshon nje psheretime te lehte, gjysme te qeshur, dhe rregullon floket pas veshit.
-Eh, ca me ba... duhet me punu, nuk kena rrug tjeter, - me thote ajo, me nje ze qe ka nje nuance te holle dorezimi, por edhe nje lloj sensualiteti te natyrshem.
Tani eshte momenti i duhur, casti ku duhet hedhur grepi i pare i vertete. E shoh drejt e ne syte jeshile, duke ulue pak zerin qe fjalet te kene me shume peshe:
-Pse te mos dalim nje dite bashke, ku te mundesh me vesh rrobat qe ke qejf ti, pa pas mendjen te puna?
Ajo nuk thote "jo". Thjesht qesh, nje buzeqeshje misterioze qe le gjithcka pezull, duke me dhene te kuptoj se ftesa ka hyre ne mendjen e saj.
Ditet qe pasojne jane nje torture e embel pergatitjeje. Koha kalon me te njejtat ngacmime te lehta, por tensioni midis nesh sa vjen e shtohet. Nderkohe, une kam arritur ti gjeja profilin e saj ne Instagram - pa e pyet. Ky zbulim eshte kthyer ne nje dritare sekrete permes se ciles ushqej fantazine time cdo nate. E shoh cdo dite: fotot e saj ne plazh, veshjet e saj te fundjaves qe nxjerrin ne pah ate trup te mrekullueshem, belin e holle dhe shalet e gjata qe te cmendnin. Cdo imazh eshte nje konfirmim i asaj qe deshiroj me zemer e me te gjitha deshirat. Me kalimin e diteve, deshira per ta pasur ate trup ne krevat, per ta prekur cdo pjese te asaj lekure qe rrezaton rini dhe bukuri, behet pothuajse e papermbajtshme. Frika nga pasojat apo nga ndonje refuzim i mundshem fillon te zvogelohet, pyetjet e mia te brendshme po merrin pergjigje nga menyra se si ajo me sheh kur i afrohem, por perseri nuk po guxoj te beja hapin perfundimtar. Dhe pritja po me djeg!
Por mmmenti i duhur nuk po vjen vete, ndaj vendosa ta krijoj sic duhet. Ne pasdite, kur dielli po perendon dhe marketi eshte pothuajse i zbrazet, marr fryme thelle dhe hy brenda me vendosmerine e nje njeriu qe nuk ka me asgje per te humbe - sado nuk eshte keshtu. Ecja ime eshte e sigurt, ndersa syte e mi jane te ngulur mbi te. Ajo eshte mbeshtetur pas banakut, si gjithmone, duke pare nga xhami, dhe kur degjon hapat e mi, kthehet. Syte e saj jeshile ndezen menjehere nga nje shkendije kurioziteti dhe behet gati te me sherbeje.
Une i afrohem aq afer sa mund te ndiej aromen e saj te lehte te parfumit. Ajo me veshtron, me nje buzeqeshje qe perpiqet te jete profesionale, por qe tradhtohet nga frymemarrja paksa me e shpejte.
- Ca don me marr?, me pyet ajo, me nje ze te ulet qe pothuajse dridhet.
Menyra se si i leviz buzet kur e thote kete, ben qe e gjithe deshira ime per te pasur ate trup nen timin, te mblidhet ne nje pike te vetme. E veshtroj pa i heqe syte nga te sajte dhe i them:
- Nuk du me marr gja. Sot kam ardh per ty. Du me te ftu per nje pije mas pune, sot.
Per disa sekonda ne dyqan mbreteron nje heshtje totale. Kliente nuk ka, ne nuk flasim, dhe mund te degjohet vetem zhurma e lehte e frigorifereve ne sfond. Eneda me veshtron, me syte jeshile qe me duken me te medhenj e me te ndezur se kurre kete here. Ka nje lufte te brendshme ne fytyren e saj, nje deshire te qarte qe perplaset me dicka tjeter. Por edhe brenda meje, ankth the amocion. Ajo kafshon lehte buzen e poshtme, mbeshtetet me te dyja duart mbi banak, duke u anuar paksa drejt meje, gje qe ben qe dekolteja e saj te afrohej edhe me shume, e lirshme, te derdhet e ta ekspozoje nudo ne imagjinaten time plot imazhe.
Menjehere, rrogullohet, me sheh me nje veshtrim te mprehte, ku perzihet joshja me nje lloj sfide, dhe pyeti me nje ze qe me prek direkt ne ate cka une jam:
-Po ti... a nuk je i fejum?
Kjo pyetje bie si nje rrufe ne qiell te hapur, duke ngrire cdo gje rreth nesh. Eshte levizja e saj e pare ne kete shah erotik qe qartesisht, nuk do pergjigje, por do te me japi nje mesazh. Ndoshta, diku me ka pare me te dashuren time Elsa. Ndoshta, tatuazhi i saj ne dore fsheh dicka tjeter. A ndoshta, po do te me thote qe rrugetimi im per ne finale nuk do jete i lehte sa e mendoja.