pasionBlog

Pyetjet nisin te marrin pergjigje dhe pergjigjet ngrene pyetje te reja; ku ndalon Eneda?

Shi i Korrikut

rrefim

Rrefimi 9 / 10, nga sezoni: Hábitats Compartidos

Shi i Korrikut

Ditet qe pasojne mbremjen ku ajo ngriti pikepytje mbi qellimet e mira, jane nje prove e vertete durimi. Ajo pyetje, "a nuk je i fejuar?", ishte nje goditje mjeshterore, por une nuk u terhoqa, as ate moment as keto nete. Ia lashe menjehere numrin e telefonit me nje buzeqeshje sfiduese, duke prite qe ajo te beje levizjen e radhes edhe si nje forme konfirmimi, por Eneda zgjedh heshtjen; ndoshta as e ka shenuar fare numrin.

Dhe per fat te keq, cdo perpjekje imja per te thyer akullin e per te hyre ne bisede dhe nje here, perfundon ne nje rruge qorre. Nje "hey" e thjeshte, nje kompliment i perzemert per nje nga fotot ku trupi i saj i kolme nxjerr ne pah format e ngjeshura mire, por pergjigja e saj eshte gjithmone e njejta, "seen", e ftohte dhe e heshtur, qe djeg me shume ne cdo refuzim. Ajo po luan me mua, hot and cold, duke e ushqyer fantazine time edhe me shume dhe duke e cuar epshin tim ndaj saj ne kufinjte e marrezise.

Por gjithcka do ndryshoje sonte, ne kete nate te nxehte korriku. Qielli eshte nxire dhe mbi qytet ka shperthyer nje shi i furishem, nga ata shirat e nxehte te veres qe ngrene avull nga asfalti dhe ndezin ndjesite, duke mos arrite te ftohin asnje mendim. Ora po shkon 10, dhe une kam nje mendim qe mund te coje diku; zbres perjashta, i hyp makines, dhe shkoj prane punes saj ne qoshe te rruges kryesore. Qendroj ketu, me makinen ndezur edhe pak, kondicionerin ne te ftohte, duke para nga xhami qe mbulohet nga pikat e shiut.

Kur shoh qe dritat e neonit brenda dyqanit fiken, zemra nis te me rrahe fort. Tani eshte prova ime, si ato provat qe ke vetem nje gjuajte - humb ose fito. E shoh Eneden qe fik dritat, del nga dera, duke shtrenguar nje cante pas dore dhe duket se per fatin tim ska as cader - e pambrojtur para kesaj stuhie te nxehte. Une fik makinen, marr cadren, dhe i afrohem me hapa konfident, qe edhe ta kuptoje se nuk jam ketu rastesisht me.

- Hajde futu ktu, - i them, pa shtuar asnje fjale tjeter por ngre cadren e ja kaloj mbi koke. Eshte menyra ime per te kuptuar ku i rreh mendja asaj - fundja, makina ketu eshte si plan B.

Ajo kthen koken prej meje dhe qesh pak. Se ashtu qesh sikur nuk kupton. Syte e saj te gjelber shkelqejne ne erresire duke marre ate drite joshese e plot jete qe me cmend prej ditesh e prej javesh, qekur ka ardhe ne pune ne kete lagje. Me veshtron nga lart-poste, si nje forme skanimi nga pika e larte se ajo edhe eshte e gjate ne trup, dhe leshon nje buzeqeshje pak ngacmuese, pak se ashtu qesh.

- Pse, me nje cader do me me genjy?, - me pyet, me zerin qe i ka marre nje nuance te holle sensualiteti, natyrshem sic eshte gjithmone edhe kur se ka mendjen.

E kuptoj menjehere lojen e saj. Eshte nje ftese e maskuar si sfide. Dhe mua me pelqejne keto sfida, eshte nje shenje e qarte qe nga fillimi.

- Thjesht po te shoqeroj te makina, - i them me ze te ulet. Dhe shtyp pultin.

Sinjali i makines ndez dritat dy here ne erresire, duke bere nje shenje te qarte ftese mes nates plot shi. Ajo qesh lehte dhe nuk kundershton. Futemi brenda, duke mbylle jashte zhurmen e botes dhe duke marre me vete vetem aromen e saj te lehte te parfumit dhe lageshtiren e ngrohte te nates.

-Per ku?, e pyes, ndersa ndez motorin dhe ajri i kondicionuar fillon te perziehet me nxehtesine e trupit saj qe zberthen bluzen edhe pak, si te mos mjaftoje tundimi qe po me shkakton tashme.

-Ne Pedonale, - thote ajo duke pare rrugen perpara. - Jan tu me prit aty.

Nuk e pyes se kush po e pret. Per mua, ne kete moment, ekziston vetem kjo hapesire e ngushte e makines ku tensioni elektrik midis nesh mund te njihet ne ajer neper shi, ashtu sic dallohej ne ditet e qeta prane kases. Eneda ka veshe nje kemishe te lehte qe ia tregon qafen e bute dhe xhinset e ngushta qe ia theksojne ne menyre perfekte kembet e gjata dhe kofshet e trasha, qartesisht trupin e tonifikuar e mua sme behet te shoh as rrugen. Dhe duke ecur permes rrugicave te permbytura, ngadale qellimisht per te zgjate minutat, biseda fillon te ngrohet.

- E vuna re qe ma le "seen" at nate, - i them duke hedhur shikimin nga ajo me nje buzeqeshje ngacmuese. - Mendon se me ngacmon ashtu mas ekranit?

Ajo rregullon floket pas veshit, duke zbuluar doren e saj plot me unaza.

- Jam e fejume, - thote thjesht, me nje ze qe perpiqet te jete i prere, por qe tradhtohet nga menyra se si me sheh ne sy pasi e ka skanuar rrugen perjashta.

Dhe e shoh se si dora e saj pushon mbi kofshe. Ka nje tatuazh te vogel qe me siguri simbolizon ate lidhje qe po nenkupton, por une zgjedh te mos e ngacmoj per kete pjese. Pervecse e kam pare edhe here tjera, sonte ne kete shah erotik, une nuk kam ndermend te terhiqem.

- Sikur syt e ty mos thoshin dicka tjeter, - i peshperit, duke zgjate doren time te djathte nga timoni.

Dhe ia vendos gishtat mbi doren e saj. Lekura e saj rrezaton rini dhe bukuri. Ajo nuk e largo doren e saj. Perkundrazi, shoh se si frymemarrja e saj behet paksa me e shpejte, dhe gjoksi i fryhet pak nen ritmin e situates. E gjithe ky epsh dhe deshire e imje per te pasur kete trup te kolme ne krevat, po grumbullohet ne kete kontakt te thjeshte thuajse kazual.

Rreshqas doren me tej, duke ia perkedhele lehte kofshen mbi xhinset e ngushta, duke u ngjite ngadale drejt atij beli te holle qe cmendet ne fantazite e mia te nates. Trupi i saj dridhet pak, nje nxehtesi e fshehur qe po shperthen nen prekjen time. Ajo kthen koken, syte e saj jeshile ndezen nga nje shkendije e qarte deshire, dhe vibron buzet:
- Kenke i guximshem ti... - peshperit ajo, me buzet qe i dridhen lehte.
- Sdi sa po msherben guximi me e fut krytin ketu, - ia kthej, duke e preke lehte nga ijet derisa dora me dalet mes kofsheve, krej ne mes, ndersa makina po i afrohet Pedonales.

Dritat e Pedonales fillojne te duken ne sfond permes xhamit. Ne makina nuk ka me shume rresire, dhe loja jone e ndaluar po arrin ne fundin e ketij kapitulli, por dukshem qe asnjeri prej nesh nuk do qe te mbetet me kaq.
- Ktu mduhet me zbrit, - thote Eneda, ndonese dora e saj mbeti ende edhe per nje sekonde mbi timen.

Une e ndaloj makinen avash ne ane te rruges, qe edhe te mund te zbresi pa shume dukje. E veshtroj drejt e ne sy, me nje veshtrim zoterues qe nuk i le me hapesire per dyshime.
- Nuk mund te mbyllesh me nje *seen*, bukuroshe, - i them duke mos i permende emrin qe sma ka treguar akoma. - Neser kur te lesh punen, mke tu te prit aty, - i them me ze te ulet dhe te vendosur.

Ajo me she me ate veshtrim misterioz sic me ka pare cdo pasdite, ku perzihej joshja me sfiden. Kafshon lehte buzen e poshtme, ekzaktesisht si ate dite te banaku kur gjerat more drejtim.
- Ne rregull... neser tapa e mbylli ma heret, - thote ajo, duke leshuar nje premtim qe me preku direkt ne tela.

Eneda hap deren dhe zbret nen shiun qe ka filluar te pushoje tashme, duke u zhduke drejt Pedonales ku dikush po e pret. Dhe kush po e pret, nuk me intereson aspak. Ajo qe me intereson eshte se loja ka ndryshuar rregullat.

Publikime kronologjikë