poezi
Postuar me 17 qershor 2026
Ai e mban ate, ne tempullin e tij,
Si nje engjell drite, te paster dhe te qete,
Dhe ai e do ate, si nje perendi,
Hirin me te paster, qe syte i shohin ne jete.
Pafajesia e saj, uje per pluh'rin e tij,
Nje faltore mbrojtese, nga kerkesat e botes,
Ai merr ne altar, pastrim dhe dashuri,
Duke e mbajte ne duar, shpirtin e brishte te t'vogles.
Por fill pas altarit, ku ajo qendron,
Rruga gjarperuese, therret kembet q'vrapojne,
Syte e tij bredhin, ne cdo uje qe velon,
Ku hije te tjera, kalimtare, lodrojne.
Nje veshtrim padashje, nje e re ne turme,
Nje ngrohtesi paprit', qe nxjerr zemren nga rruga,
Betimi i heshtur, qe ai e thirrte pa zhurme,
Gllaberohet etshem, para se te behet lutja.
Ai ka uri per boren, e paprekur e bardhe,
Por ne darke do zjarrin, qe e djeg nje pyll,
Ai betohet qe shpirtin, ja fal asaj qe ka marre,
Ndersa ndjek fantazma rrugeve - derisa syt i mbyll.
E kthehet tek ajo, si lypes ne faltore,
Per te lare ndergjegjen, ne shikimin e saj,
E pi virtytin e saj, si nje vere shenjtore,
Per te sheruar ethet, e rrugeve te buta si vaj.
Ai e do te mbjellen, e do dhe qiellin pa re,
Dhe ecen mbi toke me shpirtin copetuar,
I denuar te kerkoje, e te pyesi veten "pse",
Mekati dhe virtyti, duhet jetojne bashkuar.