Blog / Te mbes shoqe me ishin?

Nje jete e gezueshme, eshte jeta me eksperienca qe ndahen me te tjeret.

Ai te thote "pac fat", e ti ne heshtje pret qe ai te shtoje edhe fjalen magjike ne fund te pershendetjes se tij. Ai te tregon per vajzen e re qe ka filluar te takoje e ti ne heshtje vdes nga xhelozia, duke e imagjinuar ate ne momente intime, duke bere te njejtat gjera qe keni bere bashke, te njajtat xhiro, te njejtat kafe pasditeve ne perendim te diellit. Ai te tregon per nje kafe a muzike qe ka degjuar me ate e ti kthehesh ne kujtime tek kafet qe keni pas pire bashke apo muzika qe nje here e nje kohe e kercenit ne shtepine e tij ne mbremje pasi benit edhe detyrat e kursit...

Kushdo qe perpiqet te ruaje shoqerine me nje ish, kalon ne te tilla sfida mentale torturuese qe kthehen ne nje labirint pa dalje dhe pa zgjidhje. Ai qe inicion ndarjen, shpesh sugjeron mbajtjen e shoqerise si pasoje e simpatise ose fajit qe ndien perbrenda, si nje mates per te kontrolluar demtimin. Por partneri tjeter, partneri qe nuk e deshiron ndarjen, verbohet nga emocionet dhe pranon kete skenar shoqerie me nje shprese te dobet se ishi do ndryshoje mendje e ndjesi ne te ardhmen dhe do rikonsideroje mundesine e kthimit bashke serish.

Ka njerez qe mendojne se zgjidhja eshte miqesia me ishin ne njeren ane, duke u perpjekete te ecin me jeten e tyre ne anen tjeter. Por per fat te kaq, keta njerez kurre nuk jane ne gjendje te ecin perpara edhe pse nuk e pranojne dhe hiqen sikur po.

Sigurisht, nje ish, ndryshe nga te gjithe shoket e dashamiret qe kemi ne jete, eshte dikush special. Ose te pakten ka qene dikush special, me siguri. Por tani qe ajo cka pase si favor apo si mburoje, qe eshte lidhja me ta - eshte prishe, dhe ai serish ofron shoqeri; ajo shoqeri mund te kompensohet me ate te miqve egzistent dhe ajo shoqeri, me nje ish qe ne fakt ka qene me shume se shok por kurre i tille, mund te lihet te shkoje sepse nuk do funksionoje.

Nese qendron ne shoqeri me ishin, do mbesesh me zemer te plagosur ne dore duke u perpjeke ta bindesh ate (ishin) ti japi lidhjes edhe nje shans te dyte. Por, nese nuk qendroni ne shoqeri bashke, atehere vetem 2-3 muajt e pare do jene te veshtire, dhe ti do punosh per rikuperimin tend. Do zgjidhesh optimizmin ne vend te atij. Do ndjekesh endrrat dhe pasionet e tua ne vend te atij dhe do fitosh respektin per veten qe nje dite e pate humbe. Do i kushtosh energji punes per ti provuar vetes se ti vlen, edhe pse ai nuk arriti ti shohe dot vlerat ne ty.

Nje dite, duartrokitjet e mella te suksesit, do i zvogelojne shume tingujt e vegjel te lidhjes se deshtuar.

Dhe mos harro, e ardhmja e larget e gjate, varet nga veprimet e te sotmes se shkurter.