Cfare e ben nje burre ta tradhetoje gruan e tij?
Para shumë kohësh

(vlen edhe per djemte ne lidhje serioze)
Modeli standart eshte qe nje burre e tradheton te shoqen per shkak te ndonje mangesie, per shkak te ndonje mungese, a per shkak te ndonje deshtimi nga ana e saj. Ajo seshte me terheqese ne syte e tij, ajo si ngjall me atij interes, ajo nuk eshte mjaftueshmerisht seksi, ai ska me ndjenja per ate, e te tilla arsye te ngjashme.
Une mendoj se ky qendrim eshte i gabuar. Sepse na ben te mendojme se nje grua [a burre ne rastin tjeter], qe e duam apo qe terhiqemi pas saj, eshte gjithmone "e mjaftueshme". Na ben te mendojme se ka nje celes drite brenda nesh, ne shpirtin tone, qe kontrollon afeksionet tona ndaj njerezve te tjere. Dhe nese personi qe jemi me te na pelqen mjaftueshem, eshte seksi mjaftueshem, intim mjaftueshem, atehere celesi i drites brenda nesh, fiket, e ne nuk kerkojme tjeter. Pra, nese ne kerkojme dike tjeter, nese terhiqemi a na pelqen dikush tjeter, eshte per shkak se gruaja me te cilen jemi nuk eshte shume terheqese, apo nuk e duam mjaftueshem, apo nuk shkojme shume pas saj.
Eshte mashtrim! Dikush, mundet ta doje thellesisht e sinqerisht dike, e prape te kete afeksion ndaj dikujt tjeter. Nuk jane kushte kundershtuese. Terheqja qe Mariani ka ndaj Sueles, nuk e mohon terheqjen qe ka ndaj Edmires. Jo vetem qe keto dy gjendje se kundeshtojne njera-tjetren, po nuk kane asnje lidhje.
Atehere, cfare e ben nje burre te tradhetoje gruan e tij? E ben e njejta gje, qe ben edhe nje grua ta tradhetoje burrin e saj; ata vendosin ta bejne. E pse e bejne kete? Ka shume, shume arsye. Me lart, u mundova te arsyetoj se njerezit (vecanarisht meshkujt) tradhetojne per arsye te ndryshe. Secili, ka idete e tija personale si funksionon dashuria dhe afeksioni, e kushdo i kundeshton, gjithmone e ka gabim.
© 2015 - pasion.al | autoresia, te drejtat, dhe kontakti
Komento dicka