Dashuria qe nuk lind ne DM

Dashuria qe nuk lind ne DM

E kam pare, kam ndjere dhe kam jetuar kete gje. E di si eshte te te shkruajne perdite dhe te ndihesh i perfshire, por bosh. Te ndertosh nje afersi qe ngjan si ndjenje, por nuk ka trup, nuk ka ere, nuk ka ndodhur asnjehere realisht. Ne fund, asgje nuk ndodhi. Vetem shkruam. Dhe u ngaterruam. Ndaj e di mire cfare po them...

Ne kohen e sotme, mesazhet private jane bere dera e pare ku troket dikush qe te ka pare vetem ne nje foto. Nuk te njeh, nuk te ka degjuar zerin, nuk di as si leviz fytyra jote kur mendon. Por ndjen nje "klikim". Dhe pastaj nis "bashkebisedimi".

Kjo nuk eshte dashuri. As fillimi i saj. Kjo eshte ndjeshmeri e momentit, shpesh e nxitur nga pamja, nga vetmia, nga shpresa per dicka me shume, nga pritshmeria per dicka me te mire, e gjitha, nga nje story i bukur ne kohen e duhur. Dhe sepse gjithcka eshte ne distance, ajo qe nuk eshte e vertete, ndjehet e paster, sepse nuk rrezikon asgje. Eshte e bute, e ngrohte, dhe mbi te gjitha: e padetyrueshme. Pikerisht sic supozohet te jete dashuria.

Por personi qe te shkruan, nuk te njeh. Ai te nderton ne mendje sic do vete, jo sic je ti. Edhe ti ben te njejten gje nderkohe. Por ky eshte projeksion, jo dashuri. Eshte deshire per nje afersi te shpikur. Eshte nevoje per te ndjere dicka qe nuk egziston.

Pastaj zhvillimi i marredhenies ndodh ne kushte te pasakta. Kur nje lidhje zhvillohet permes tekstesh, gjithcka filtrohet: nuk ka tone, nuk ka momente te sikletshme, nuk ka realitet. Ti nuk perballesh me personin, perballesh me versionin qe ai zgjedh te te tregoje. Ne vend qe te dashurosh nje njeri, ti dashuron nje personazh qe ke ne mendje dhe pa vetedije shpreson qe ky njeri i ngjan atij personazhi.

Pastaj afersia ndertohet pa rrenje te perbashketa. Nuk keni kujtime reale. Nuk keni bere asgje bashke. Vetem keni shkruar. Keni fole per gjera te paprekshme. Parisi sauna skite ne male - jane fole por nuk kane ndodhe. Dhe megjithate, te fillon ta ndjesh si "dike te afert". Por eshte afersi qe nuk mbeshtetet ne perjetime, vetem ne ndjesi te shpejta momentale zakonisht te ndikuara ose krijuara nga ambjenti qe te rrethon - ambjen ku ai person nuk i perket.

Pastaj gjithcka behet e lehte, e natyrshme, dhe nuk kerkon angazhim real. Nje lidhje qe lind ne rrjete sociale nuk kerkon perballje, nuk kerkon kohe reale, as sakrifica. Mund ta fikesh telefonin dhe gjithcka zhduket. Dashuria nderkohe eshte ndryshe, nuk lind nga komoditeti, por nga angazhimi.

Dhe cfare ndodh me pas?
* Nje dite beheni miq te mire qe kuptohen shume.
* Nje dite tjeter, ndonjeri largohet dhe i thote tjetrit: "me mungon".
* Nje dite tjeter, papritur, dy njerez qe nuk e kane pare njeri-tjetrin ne sy, flasin per ndjenja. Flasin per respekt. Flasin per konsiderate.

Ketu eshte konfuzioni: Emocioni nuk eshte gjithmone i rreme, por konteksti eshte i tille. Dhe nje emocion i vertete ne nje kontekst te rreme, eshte thjesht konfuzion.

Sepse dashuria kerkon:

* te shohesh tjetrin kur eshte i lodhur, jo vetem kur eshte ne filter.
* te degjosh nje heshtje, jo vetem nje "seen".
* te perballosh mungesat, jo te klikosh mbi to.
* te kesh perjetime te perbashketa, jo biseda qe duken intime por ndodhin ne vakum.

Zemra nuk lexon mesazhe. Ajo degjon pranine.

Komento dicka
Dergo
Social Media
Mbi Materialin
Materiali i publikuar ne kete rrjet, eshte i natyres argetuese dhe nuk perfaqeson keshilla profesionale apo rrefime autentike mbi ngjarje reale. Materiali, gjithashtu, nuk ka per qellim te ofroje udhezime specifike per rrethana te vecanta dhe nuk duhet te merret si baze per ndonje vendim, per te ndermarre veprime, apo per te mos marre masa per ndonje ceshtje qe mbulon. Lexuesit duhet te marrin keshilla profesionale aty ku eshte e pershtatshme, para se te marrin ndonje vendim te tille sic pershkruhet ne materialet e faqes.