Poezi / Trandafili i Shpreses

Poezia eshte pasion, emocion, dashuri, pikellim - dhe cdo ndjenje qe eshte njerezore.

Trandafili i Shpreses

postuar me 22 Shkurt

Me petale te kuqe, ta solla nga nje shkemb,
Trendafilin e shpreses, qe donte ndenja te verteta,
Por zhurmat e egos, i rane permbi cdo gjemb.
Dhe prekja e tradhetise, e semuri nder fleta.

Lulezimi ju mohua, nga fati jone i etur,
Ne hijet e perendimit, endrrat duk'ju copetuar,
Trupi po i thyhet, ne vajtim te heshtur,
Trendafili i braktisjes, po thahet i pikelluar.

Petalet e ndezura, po i njollosen me lote,
Nga jehona e muajve, ne distance e vetmi,
Simboli do i humbi, ne terr e ne te ftoht',
Si nje perralle fatkeqesie, qe tremb dhe cdo femije.

Ai perpiqet te lulezoje, se prandaj e krijoi Zoti,
Por sekondat numerojne, vdekja tash' ne afrim,
Ah trendafil i gjore, i bukur qe prej moti,
Qe sa na re ne dore, na theve cdo premtim.