Blog / A harrohet tradhetia?

Nje jete e gezueshme, eshte jeta me eksperienca qe ndahen me te tjeret.

Ti nervozohesh nje dite, agravon ne nervat e tua, shkul floket godet murin, dhe papritmas ben nje vrime ne mur mu aty ne dhomen e ndenjes.

Ndihesh keq, ne faj, dhe menjehere mendon te rregullosh gabimin e ta riparosh vrimen. Ti e mbyll ate, e lemon, e lyen serish, vendos gjithe dashurine e dedikikin tend per ta riparuar. Madje vendos edhe boje te re, muri tani shkelqen, madje duket me mire se kur ishte i ri, krejt i fresket dhe perfekt.

Por...

Sa here qe futesh ne ate dhome dhe shikon te njejtin vend, te kujtohet cfare ke bere aty. Mendja nuk e fshin dot. Nuk e sheh me sy, madje askush qe vjen mik nuk arrin te kuptoje asgje ca ka ndodhe ne ate mur edhe nese fiksohet, por ti e di. Cdo here!

Ti madje heziton te mbeshtetesh tek ai mur tashme. Duket njesoj por ai mur sdo jete kurre njesoj.

E keshtu ndodh edhe me besimin. Kur thyhet, nuk ngjitet me. Gjithkush te thote te kunderten por te gjithe e kane gabim dhe genjejne vetveten.

A do te thote kjo, se pas tradhetise gjerat nuk rregullohen? Se ti smund te ecesh? Se smund te kesh nje lidhje qe finalizon ne sukses?

Jo. Por me beso, do duhet nje perpjekje e pamatshme dhe pasiguria e mosbesimi do jene gjithmone aty, ne mendjen tende, duke kercite e duke te prishe gjumin naten.

Nuk do largohet kurre. Ti vec do mesohesh te jetosh me te. Por sdo e harrosh kurre. Dhe asgje sdo jete me njesoj...