Si te thyesh nje zemer

27/07/2020 04:32

Merre partnerin tend, e fillo ti thuash gjithcka deshiron te degjoje.
Beje te mendoje qe ne syte e tu eshte njeriu me i bukur e me special.
Sillu sikur shqetesohesh per te.
Sillu sikur gjithcka do te besh eshte vec te flisni bashke.
Sillu sikur ska asgje me te mire per te bere se te qenit afer.
Sillu ne kete menyre derisa te kenaqet.
Kerkoji te te beje sms sapo te mberrije ne shtepi sepse ti kujdesesh per te.
Flirto me te, degjoje kur te flet, thuaji fjale qe askujt sja ke thene kurre me pare.
Binde se askush para tij ska me rendesi.
Beje te besoje ne dashuri, ne endrra, beje te besoje se edhe perrallat ndodhin.
Beje te besoje se ti je cka ka prite, cka ka pase nevoje te kete.
Jepi arsye te pafundme per te te besuar ne ty e beje te te besoje ty verberisht.
Mundesoji te te besoje qe te jesh nje engjell mbrojtes per te.
Mundesoji te te besoje e te ta hapi deren e zemres e shtepise.
Mesoji nje romance.
Mesoji fillimin e dickaje per te cilen ka enderruar.
Thuaji pafund se sdo kete kurre fund.

Dhe kur te shohesh sa larg ka shkuar gjithcka, ndalu!
Coje ate ne cep te botes qe po ra - te thyeje brinjet e kraherorit.
Injoroje.
Shmange.
Lejoje te vrase mendjen se ku ka gabuar.
Lejoje te vrase mendjen se kush e ka fajin.
Lejoje te vrase mendjen se mos ndoshta te ka lenduar.
Lejoje te vrase mendjen e te vere ne pikepyetje gjithcka ka bere me ty.
Lejoje te pyesi veten a eshte mjaftueshem per ty.
Lejoje te pyesi veten a do mjaftoje qofte edhe per ndonje tjeter.
Kur te te shkruaje, mos ju pergjigj.
Lerja bisedat pergjysem.
Beje te ndihet pa rendesi.
Vritja shpirtin me heshtje.
Lejoje te mendoje e te rimendoje gjithcka ti ben.
Lere varur, pa pergjigje.
Lere ne konfuzitet.
Lere ne dyshime por ti kije gjithmone gjithcka te qarte.
Mos i jep kurre pergjigje, por beji githmone te njejtat pyetje.
Tregoji me sjellje qe nuk shqetesohesh per te.
Qe ste ka interesuar kurre.
Qe gjerat tua jane me mire pa te dhe vecse te ka shqetesuar ne jeten tende me rendesi.
Qe ti ske pase qellim qe ndonjeri te bjeri ne dashuri.
Qe ndjenjat tuaja nuk jane te barabarta.
Qe ti ske zgjedhe akoma nje nga opsionet e tua.
Tregoji qe ti ske arsye por te mos e bere gjumin te qete.

E kur ta kesh realizuar kete mision, shikoje ne sy.
Do jete bere nje rremuje, nje lemsh qe po perpiqet te ringreje muret rreth zemres se vet qe i pat rrezuar qe ti te hyje brenda.
Do jete duke u perpelitur me vetebesim e vet.
Asgje sdo mund ta ktheje sic ishte.
Askush ne bote, as vetja e vet dhe madje as ti!
Se sdo kesh thyer vec nje zemer, do kesh thyer krejt nje njeri te pafaj.

Komente

30/07/2020, 19:04
Antonio:
Shume tutorial i mire :p
29/07/2020, 21:33
anonim:
interesante! shume e vertete. keshille e mire ?